19,04,2024

Nga e hëna rifillon vaksinimi anticovid për grupmoshat mbi 65 vjeç në Sallën e Sportit të Shkollës Bujqësore

Must Read

Me rregullimin e hapësirave sipas standardeve të kërkuara për vaksinimin kundër virusit Sars-Cov 2, që shmang tollovitë eventuale dhe lehtëson qasjen e qytetarëve si dhe punonjësve shëndetësor në dhënien e shërbimit, nga e hëna, pas furnizimit të ri me vaksina, rifillon vaksinimi për grupmoshat mbi 65 vjeç në Sallën e Sportit të Shkollës së Bujqësisë në Ferizaj.

Tashmë drejtuesit dhe punonjësit e QKMF-së kanë bërë të gjitha përgatitjet në këtë sallë, që t’i ofrohet vaksinimi qytetarëve mbi 65 vjeç sipas kushteve e protokoleve që kërkohen në këtë rast.

Një informatë tejet e rëndësishme që duhet ta dijnë qytetarët është se aplikimi duhet të bëhet përmes platformës e-Kosova (linku: https://ekosova.rks-gov.net) ku më pas punonjësit e QKMF-së do t’i kontaktojnë qytetarët mbi moshën 65 vjeç, ashtu që të shmangen pritjet dhe tollovitë.

Edhe në pikëpamje të dokumentacionit dhe materialit përkatës janë bërë të gjitha përgatitjet teknike, siç edhe na konfirmoi Koordinatori i Sistemit Informativ Shëndetësor në QKMF e Ferizajt, Bekim Salihu.

Procesi i vaksinimit varet nga furnizimi me to i QKMF-së nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, andaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. Për çfarëdo informacion shtesë dhe të ri, qytetarët do të njoftohen me kohë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img