19,04,2024

Nga 15 nëntori fillon obligimi ligjor për pajisje dimërore të automjeteve

Must Read

Nga 15 nëntori fillon obligimi ligjor për mbajtjen e pajisjeve dimërore, për vozitësit e automjeteve, kamionëve e obligueshme është mbajtja e gomave dhe zinxhirëve.

Prej sot e deri më 15 mars, shoferët që qarkullojnë në trafik duhet t’i kenë të gjitha pajisjet dimërore të kërkuara me ligj nëpër veturat e tyre. Në Policinë e Ferizajt treguan se ky institucion këto ditë do t’i zbatoj planet operative, me ç’rast do të ketë kontrolle më të shtuara.
“Tani shtohen edhe patrullimet e policisë ku do të vëzhgojnë gjendjen në trafik duke kërkuar nga shoferët që të kenë me vete në vetura pajisjet dimërore të cilat i përcakton edhe ligji në fuqi. Kjo është një urdhëresë e cila ka të bëj për sigurinë e shoferëve në trafik dhe të gjithë pjesëmarrëseve të tjerë”, tha zëdhënësi i Policisë toger Agim Gashi.
Gashi tha se nëse ngasësit e automjeteve nuk e respektojnë ligjin për rregullat e trafikut, e veçmas atë për pajisje dimërore, mund të dënohen me 40 euro.
“Fatkeqësisht për të gjithë ata që nuk i respektojnë këto rregulla të trafikut, Policia e Kosovës do të shqiptoj edhe gjobat e parapara me ligjet në fuqi. Prandaj edhe njëherë apeloj që shoferët dhe gjithë pjesëmarrësit e trafikut të kenë kujdes ndaj këtij sezoni dimëror”, tha Gashi për Televizionin Tema.
Sipas Ligji për rregullat e trafikut rrugor gjatë periudhës dimërore dhe dukshmërisë së zvogëluar secili shofer në automjetin e tij duhet t’i kenë dy drita të bardha në pjesën e përparme të mjetit dhe dy drita të kuqe në pjesën e pasme të mjetit, si dhe një sinjal reflektues me ngjyrë portokalli në çdo anë, në të kundërtën do të dënohet për kundërvajtje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img