29,03,2024

Nga 100 qendra, 44% të rasteve nxënësit kanë bashkëpunuar gjatë provimit të Maturës.Në Ferizaj nuk raportohet për parregullësi

Must Read

Këshilli Rinor Kosovar – KYC ka monitoruar sot procesin e Provimit të Maturës Shtetërore- Testi i dytë në 25 komuna të Kosovës në gjithsej 100 qendra të ndryshme testimi.

Gjatë testimit të dytë të Provimit Shtetëror të Maturës KYC ka angazhuar 77 monitorues të cilët kanë vëzhguar me përpikëri mbarëvajtjen e procesit të testimit, i cili ka pësuar përmirësime në krahasim me testin e parë, transmeton Koha.net.

Sipas monitoruesve të cilët janë ndodhur një orë më herët në qendrat e testimit, fillimi i testit kësaj radhe ka qenë më mirë i organizuar ngase në shumicën e komunave ka filluar në kohë sipas planifikimit. Përveç disa komunave të vogla ku ngecja kryesisht është shkaktuar për shkak që ka pasur mungesë të administruesve.

Ndërkaq, gjatë këtij testimi monitoruesit tonë kanë vërejtur disa lëshime teknike nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në aspektin e shpërndarjes dhe klasifikimit të testeve. Në disa qendra ka pasur mungesë të testeve, testeve rezervë dhe po ashtu me raste ka pasur ngatërresa në mes të llojit të testit dhe llojit të fletë përgjigjes.

Ambienti i mbajtjes së testit përgjithësisht ka qenë në nivelin e duhur përpos faktit që moti i nxehtë dhe zhurma ka ndikuar me raste, si dhe në disa raste ka pasur mungesë të ujit.

Ndikimi i monitorimit dhe raportimeve të shkeljeve nga Këshilli Rinor Kosovar karshi testit të parë dhe bashkëpunimit me MASHT, të cilët kanë ndërmarrë masa ndëshkuese çoftë për nxënësit që kanë shpërndarë testin dhe kanë bashkëpunuar, administruesve dhe mbikëqyrësve që kanë shkelur rregullat ligjore, ka ndikuar dukshëm në përmirësimin e administrimit të mbarëvajtjes së testimit.

Mbetet shqetësues fakti i shpërndarjes së testeve dhe përgjigjeve në rrjetet sociale dhe të komunikimit, qoftë Facebook, VIBER dhe WhatsUp.

• Nga 100 qendra të testimit që janë monitoruar janë evidentuar mbi 10% të rasteve ku administrimi nuk ka qenë në nivelin e pritur, në krahasim me testin e parë të 4 Qershorit ku janë raportuar rreth 30% të rasteve të keq administrimit.

• Nga 100 qendra të testimit të monitoruara në mbi 44% të rasteve nxënësit kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe kanë kopjuar sidomos nëpërmjet mjeteve teknologjike. Në krahasim me testimin e parë ku janë raportuar mbi 50% të rasteve të bashkëpunimit dhe kopjimit.• Për raste bashkëpunimi, kopjimi dhe përdorim të mjeteve teknologjike kryesisht celularëve nga procesi i testimit kësaj radhe janë përjashtuar rreth 22 nxënës evidentuar në qendrat e testimit të monitoruara nga KYC.

Këshilli Rinor Kosovar ka monitoruar 100 qendra të testimit në 22 komuna të Kosovës, të cilat janë: Prishtinë, Prizren, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Vushtrri, Pejë, Obiliq, Mitrovicë, Malishevë, Deçan, Dragash, Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Hani i Elezit, Lipjan, Kamenicë, Junik dhe Istog.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img