29,03,2024

Nexhat Xhokli zgjedhet Kryetar i Këshillit Drejtues të Teatrit “Adriana Abdullahu “

Must Read

Ferizaj.30 Korrik 2018. U mbajt mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të Teatrit “Adriana Abdullahu”, Nexhat Xhokli u zgjodh Kryetar i Këshillit

Pas vendimit ditë më parë të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për themelimin e Këshillit Drejtues të Teatrit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj , kjo strukturë mbajti mbledhjen e parë konstituive me ç’rast me pajtueshmërinë e plotë të anëtarëve të kësaj strukture, drejtimi i këtij Këshilli i’u besua aktorit ferizajas, Nexhat Xhokli.

Ndër temat tjera që u diskutuan në këtë mbledhje ishin edhe problemet financiare të institucionit, mungesa e rregullativës ligjore në nivel lokal që organizon punën e institucionit, rregullimi i statusit të aktorëve dhe programi i Teatrit “Adriana Abdullahu”, investimet e nevojshme teknike, krijimi dhe mirëmbajtjen e fondusit të institucionit si dhe një varg çështjesh që pengojnë funksionimin normal të institucionit.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të Teatrit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj u shprehën të gatshëm të vënë në binarë të funksionalitetit dhe transparencës, institucionin më të lartë kulturor në nivel lokal, duke krijuar një partneritet të qëndrueshëm me gjithë komunitetin, vendimmarrësit lokal e qendror, biznesin privat dhe institucionet homologe në qendra tjera anembanë vendit, për të siguruar aktivitet të vazhdueshëm dhe mirëfunksionim të institucionit.

Me dakordimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit, prioritare u vlerësua hartimi i Statutit të Teatrit “Adriana Abdullahu”, si dhe rregulloret bazë që lehtësojnë organizimin e institucionit konform ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi që rregullojnë këtë fushë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img