29,03,2024

Ferizaj: Nesër zhvillohen dy finale për Kupën e Kosovës në volejboll

Must Read

Klubi i Voljebollit ‘’Luboteni’’ nga Ferizaj, nesër do të zhvilloj ndeshje me Klubin e Volejbollit ‘’Peja’’, ndeshje kjo e cila luhet për kupën e Kosovës në volejboll.
Po nesër edhe klubi volejbollit tw femrave”Kastrioti” do tw luaj ndeshjen finale për Kupën e Kosovës për femra kundër KV “Drita” nga Gjilani,ndeshje e cila do tw zhvillohet në Sallën e Sporteve “Bill Clinton”.
Kryetari i klubit ‘‘Luboteni’’ Gazmend Hoxha, tha se janë përgatitur mjaftë shumë për këtë ndeshje, meqë synojnë kupën e Kosovës.
Hoxha tha se kjo nuk është hera e parë që klubi ‘’Luboteni’’ përballet me ekipin e ‘’Pejës’’.
Ndeshja në mes të klubit ‘’Luboteni’’ dhe ‘’Peja’’, do të zhvillohet nesër në orën 19:00 në Sallën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj. Kjo është hera e parë që në Ferizaj mbahen garat për kupën e Kosovës në volejboll.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img