29,03,2024

Nëse vuani nga nervi shiatik, me këtë ilaç dhimbja i takon të së kaluarës

Must Read

Termi i nervit shiatik ka të bëjë me dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës, në hapësirën e fundshpinës dhe këmbë, dhimbje që shfaqet krejt papritmas. Pos dhimbjes, ata që vuajnë nga nervi shiatik kanë edhe të djegura në këmbë. Shumë njerëz tentojnë që dhimbjen ta shërojnë me ndihmën e ilaçeve konvencionale, por ilaçet e tilla kanë afat jetëshkurtër.raporton Gazeta Kosova Sot

Po ashtu, shumë ekspertë përmendin edhe ushtrime, si dhe pozita të ndryshme të jogës, për të zgjidhur këtë problem. Simptomat e nervit shiatik janë: Dhimbja fillon në pjesën e poshtme të shpinës ose nga njëra anë e kofshës, shpërndahet në fundshpinë. Të djegura në njërën apo të dy këmbët. Dhimbja përkeqësohet kur uleni. Ndieni plogështi, vështirësi gjatë lëvizjes së këmbëve ose shputave. Dhimbje konstante në fundshpinë.

RECETA PËR ILAÇIN E NERVIT SHIATIK DHE DHIMBJET NË SHPINË: Përbërësit: 4 thelpinj të hudhrës, 200 ml qumësht, mjaltë Përgatitja: Shtypni thelpinjtë e hudhrës dhe më pas i zieni në pak zjarr. Derisa i zieni, shtoni qumështin dhe prisni disa minuta derisa të vlojnë. Më pas qumështin e hiqni nga zjarri. Si ta përdorni: Këtë përzierje ta konsumoni një herë në ditë dhe shumë shpejt do të vëreni lehtësim nga dhimbjet. Kjo ndodh, pasi që hudhra përmban efekte të forta kundër inflamacioneve.

(Kosova Sot)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img