19,04,2024

Nëse fëmija juaj i ka këto shenja, do të jetë shumë i suksesshëm

Must Read

Duke u mbështetur në sjelljet e fëmijëve, shkenca ka parashikuar suksesin e tyre në të ardhmen. Kjo do të thotë gjetja e një pune të mirë me të ardhura të larta. Ndonëse suksesi mund të jetë subjektiv.

Fëmija ka aftësi të mira leximi dhe shkrimi
Hulumtimi i botuar në ‘Journal of Personality’, analizoi të dhënat e 346 mijë nxënësve të shkollave të mesme në SHBA në vitin 1960.

Këto të dhëna u kontrolluan dy herë më vonë, pas 11 dhe 50 viteve. Autori Marion Spengler dhe bashkëpunëtorët e tij zbuluan se duke pasur më pak probleme me leximin dhe shkrimin, fëmijët do të ishin më të suksesshëm në arritjet mësimore dhe kështu duke gjetur punë më të mirë.

Interesimi për shkollë

Hulumtuesit zbuluan poashtu se interesimi i fëmijëve për shkollën, është një nga predispozitat se do të jenë të suksesshëm.

Fëmijë i përgjegjshëm

Nëse fëmija juaj është i përgjegjshëm si nxënës, shkon në shkollë, i kryen detyrat e shtëpisë, i merr seriozisht testet, janë shenja sugjeruese se do të arrijë shumë.

Aftësi në matematikë

Një analizë tjetër në vitin 2007 me 35 mijë parashkollorë në SHBA, Kanada dhe Angli, ka gjetur se zhvillimi i aftësive matematikore është një avantazh shumë i mirë për fëmijën.

Fëmijë rebel

Nëse fëmija juaj është rebel dhe sfidon autoritetin tuaj, ka tendencë që të avancohet më shumë në arsimim. /Gazeta Shneta/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img