20,04,2024

Nëntë nxënësit ferizajas kalojnë provimin e gjuhës, të gatshëm për fillimin e studimeve në Itali

Must Read

Ferizaj.02.09.2017. Nxënësit të cilët udhëtuar para disa ditësh për Itali me qëllim që ti nënshtrohen një testi të gjuhës  me synim që të regjistrohen për të studiuar në universitetin e Perugjës  është bërë e ditur se të gjithë kanë kaluar testin dhe tani pritet fillimi i studimeve.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Shëndetësisë-së  Burim Karameta i cili  gjatë gjithë kohës është marrë me përgatitjen  e këtyre nxënësve.

“SUKSESI I MADH, te 9 nxënësit kaluan provimin e gjuhës në Terni e Peruggia, tani pritet fillimi i studimeve. Bravo” ka shkruar Karameta

Siç ka  bërë të ditur drejtori komunal i shëndetësisë Burim Karameta, udhëtimin e nxënësve e ka  mundësuar komuna e Ferizajt, ndërsa akomodimin dhe ushqimin e ka marrë përsipër mikpritësi, humanisti, miku dhe qytetari i nderit i Ferizajt don Sand Shaboleta.

Fillimisht nxënësit ferizajas i janë nënshtruar një testi lidhur me shkallën e përvetësimit të gjuhës italiane, pastaj do të konkurrojnë në profilet e synuara, si mjekësi, bujqësi, veterinë, dizajn, shkenca bioteknike etj.

Lista e nxënësve:

Arta Neziri

Artana Kajtazi

Afrim Abazi

Ardijan Sahiti

Dorentin Haliti

Blerine Shala

Era Hamiti

Teuta Prekpalaj

Yll Hajdini

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img