25,04,2024

Në UShAF u mbajt seminar për lidership nga Tood Geist dhe Jeremy Periera

Must Read

Ferizaj. 05.12.2017. Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), patën rastin që të dëgjojnë ligjëratë për lidership nga përfaqësuesit e organizatës “Global Leadership Partners”, z. Tood Geist dhe z. Jeremy Periera.

Fillimisht, përfaqësuesit e kësaj organizate u pritën nga rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili i falënderoi që gjetën kohën që të vizitojnë Universitetin dhe të ndajnë me studentë përvojat e tyre në një fushë të cilën një numër i tyre do ta prekin shumë shpejtë.

Përfaqësuesit e kësaj organizate shpalosën para studentëve mënyrat se si mund të bëhesh një udhëheqës i suksesshëm, ndërsa folën për karakterin e një udhëheqësi, guximin, veprimet dhe sjelljet e një udhëheqësi, si dhe për integritetin, respektin, kujdesin dhe vetëbesimin.

“Nganjëherë kur njeriu ka shumë vetëbesim, mund të duket si arrogant. Vetëm njerëzit me karakter janë të besueshëm. Nëse don që të jesh udhëheqës i mirë dhe të ndjekin të gjithë, duhet të jesh i besueshëm. Të jesh i besueshëm duhet të kesh karakter. Që të kesh karakter duhet të kesh një qëllim të qartë”, tha z. Geist para studentëve.

Ligjëruesit Geist dhe Periera falënderuan rektorin Bajraktari për mundësinë që iu dha që të kontribuojnë tek studentët me përvojat e tyre dhe u shprehën të gatshëm që të vazhdojnë me ligjërata të tilla edhe në të ardhmen.

Seminari u organizua nga Qendra Alfa Omega (QAO), në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img