25,04,2024

Në UShAF u mbajt ligjëratë nga Indira Kartallozi – drejtoreshë e ‘’Kaleidoscope Futures’’, Angli

Must Read

Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), patën rastin që të dëgjojnë një ligjëratë mjaft interesante nga znj. Indira Kartallozi, drejtoreshë e ‘’Kaleidoscope Futures’’.

Fillimisht, znj. Kartallozi u prit nga rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili i falënderoi për kohën e ndarë për UShAF dhe bashkëpunimin reciprok, ndërsa studentëve iu tha se ne përveç plan – programeve tona, sigurohemi që ju vazhdimisht të paiseni edhe me informacione shtesë të natyrave të ndryshme nga vendet e zhvilluara perëndimore.

Ndërsa, znj. Kartallozi falënderoi rektorin për mundësinë e dhënë që përvojat e saj të marra nga vende të ndryshme të Botës t’i transmetoj tek bashkëvendasit e saj në Kosovë.

Në ligjëratën e mbajtur para studentëve ajo u spjegoi atyre për qëndrueshmërinë e bizneseve si një e ardhme e Kosovës dhe ndërmarrjeve sociale. Ajo u foli studentëve për trendet botërore, të cilat sipas saj nxisin një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik krahas mbrojtjes së ambientit.

Indira Kartallozi vjen nga qyteti i Pejës, e cila në moshë të re ka migruar në Angli. Ajo përveç kompanisë ‘’Kaleidoscope Futures’’, ka qenë udhëheqëse edhe në vende të ndryshme të Botës, si në: Afrikë, Azi, Evropë dhe Amerikën Latine.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img