16,04,2024

Në Kaçanik u inaugurua shtatorja e Heroit të Kosovës Komandant “Bardhi”

Must Read

Për Kaçanikun  dita e sotme ishte  një ngjarje  tejet e rëndësishme dhe me vlerë historike. Në 17 vjetorin e rënies heroike  sot  në Kaçanik me një ceremoni solemne,  është inauguruar shtatorja e  Heroit të Kombit Qamil Ilazi- Komandante “Bardhi”,  e vendosur në qendër të qytetit,  ngjarje kjo e cila  ka shënuar kthimin e Komandant Bardhit pas 17 vitesh në qytetin e sakrificës tashmë i skalitur në bronz për të mbetur i  përjetësuar gjithmonë në të.

Me këtë rast,  në  këtë tubim të organizuar merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, përfaqësues nga Republika e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë,  familjarë të heronjëve,   mysafir të shumtë  dhe qytetarë tjerë, të cilët shënuan  vlerën  historike  të kësaj dite.

Inaugurimin e shtatores  së  Komandant “Bardhit’  e bën kryetari i Kuvendi të Kosovës,  Kadri Veseli,  përfaqësues nga delegacioni i Shqipërisë,  familjarë dhe  të pranishëm  tjerë.

Ndërkaq, fillimisht  pjesëmarrësve  ju drejtua,   Xhelal Gashi,  Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Kaçanikut dhe njëherë bashkëluftëtari i Komandant “Bardhit”, i cili tha se sot jemi tubuar për t’i uruar mirëseardhje Komandantit, i cili kthehet  kësaj radhe i skalitur në bronz,  dhe i cili ishte i bindur në idealin e atdhedashurisë  që në rinin e hershme.

Në tubimin e organizuar me rastin e zbulimit të shtatores së Heroit të Kombit foli edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës,  Kadri Veseli,  i cili duke  uruar të pranishmit për zbulimin e shtatores së Komandantit,  ka çmuar lartë veprën  e tij dhe te gjithë të rënëve të tjerë  për çlirimin atdheut ndërkohë që u shpreh i nderuar në inaugurimin e shtatores së njërit prej figurave më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Me një fjalë rasti të pranishmëve ju drejtua edhe përfaqësuesi nga delegacioni i Shqipërisë Gjeneral  Sabit Brokaj, i cili në mes tjerash ka potencuar qëllimin e këtij tubim me idenë për të lartësuar heroizmin e heronjëve të Lirisë.

Në këtë ceremoni ka folur edhe kryetarja  e  e komunës së Tetovës,   Teuta Arifi,   si dhe përfaqësuesi  nga Familja  Jashari,  Rifat Jashari,  kurse të pranishmit i ka përshëndetur edhe  vëllai i Komandantit, doktor Njazi Ilazi.

Më pas, të pranishmit në këtë tubim madhështor kanë bërë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve  në Kaçanik dhe kanë vendosur buqeta lulesh pranë shtatorëve të heronjve Agim Bajrami dhe Komandant “Bardhi” në parkun  e qytetit.

Në këtë  ceremoni të organizuar  me rastin e inaugurimit  të shtatores së Heroit u shfaq edhe një program me çaste të ndryshme muzikore dhe artistike.Komandant Bardhi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img