28,03,2024

Në Kaçanik protestohet kundër ndotjes së Lumit Nerodime

Must Read

Qytetarët e Kaçanikut kanë protestuar kundër ndotjes së Lumit Nerodime dhe lumenjve tjerë.

Kësaj proteste iu bashkëngjit edhe Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit Gjethi, e cila tha se ndotja me e madhe e lumit vjen nga derdhja e ujërave të zeza të pa trajtuara nga të gjitha komunat e regjionit duke e veçuar Komunën e Ferizajit me më së shumti banorë e cila rrjedhimisht shkakton ndotjen më të madhe.

Organizata Gjethi gjithashtu ka paraqiur disa kërkesa pë Komunën e Kaçanikut, që sipas saj ka nevojë urgjente që të përmbushen.

• Të bëjë për çdo vit pastrimin e shtretërve të Lumenjëve Lepenc dhe Nerodime nëpër territorin e komunal;
• Të planifikoj vendin/et se ku do të ndërtohen impjanti/ impjantet për trajtimin e ujërave të zeza;
• Të dërgoj urgjentisht derdhjet e ujërave të zeza në vendet e planifikuara për impjante;
• Të filloj sa më shpejtë ndërtimin e impjantit/eve për trajtimin e ujërave të zeza;
• Të ndërtojë urgjentisht basene kulluese kaskadë ku do të mundë të aplikohet teknologjia e bioenzimeve për trajtimin paraprak të ujërave të zeza dhe heqjen e kundërmimit deri sa të ndërtohet impjanti dhe ujërat e zeza të trajtoheshin përfundimisht. Këto basene kaskadë do të shfrytëzoheshin edhe nga procesi final teknologjik i impjantit.

Gjithashtu u kërkua që  këto kërkesa të përcjellen edhe te komunat tjera të regjionit, posaçërisht te Komuna e Ferizajt si ndotësja më e madhe

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img