28,03,2024

Në Greme të Ferizajt filloi ndërtimi i çerdhes së fëmijëve

Must Read

Ferizaj.15.11.2016. Të martën në fshatin Greme u vendos gurthemeli i çerdhes së fëmijëve. Në vënien e gurthemelit morri pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milazim Haliti si dhe drejtore të Drejtorive Komunale, prindër dhe banorë të fshatit Greme.

Vendosjen e këtij gurthemeli e bëri numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai tha se ky projekt ka një rëndësi shumë të madhe për banorët e këtij fshati i cili është ndër fshatrat më të mëdhenj të Komunës së Ferizajt.

“Ky fshat gati po merr primatin e një fshati industrial, për shkak të numrit të madh të bizneseve të regjistruara dhe operimit të suksesshëm të këtyre bizneseve, ku pjesa më e madhe e tyre merret me punimin final të drurit me mobile të ndryshme, dhe që po plasohen jo vetëm në tregun e brendshëm por, edhe atë të jashtëm. Ne kemi vlerësuar përmes parashikimeve buxhetore dhe projeksionet që kemi pasur për këtë vit që të fillojmë investimet edhe në çerdhen e fëmijëve këtu, në mënyrë që të gjithë ata që punojnë ta kenë mundësinë e vendosjes së fëmijëve të tyre këtë çerdhe, e cila po ndërtohet në kompleksin mësimor këtu”, ka thënë kryetari Svarqa.

Numri një i qytetit të Ferizajt, Svarqa, ka thënë se në fshatin Greme këtë vit janë bërë edhe investime të shumta siç është rrjeti i ujësjellësit, kanalizimi, por edhe asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave të këtij fshati.

“Kjo më shumë na bën të lumtur sepse na tregon për një vëmendje komunale për ndarje proporcionale të këtyre investimeve, dhe në kuadër të kësaj është një rrumbullaksim i mirë që kanë fillu në fshatin Greme, siç janë investimet në ujësjellëse, në kanalizime në disa lagje dhe asfaltimet e të gjitha rrugëve dhe rrugicave në këtë fshat, duke pasur parasysh edhe atë se nga unaza e jashtme përshkohet edhe ky fshat i cili lidh të dy anët e saj me magjistralen Prishtinë-Shkup, njëra degë që shpije në drejtim të fshatit Rakaj dhe në Gërlicë, dhe pjesa tjetër që del dikun përmes fshatrave të pjesës së fshatit Manastirc e deri në fshatin Prelez. Unë mendojë se pozita gjeografike e këtij vendbanimi dendësia e popullsisë dhe tipi i grumbullimit të këtij fshati ka pasur nevojë për një investim të tillë i cili i ka munguar këtij lokalitetit dhe përkrahja që po bëjnë për zhvillimin e qytetit të Ferizajt këta njerëz meritojnë shumë më shumë sepse janë shumë të përpiktë në përmbushjen e obligimeve ndaj komunës”, është shprehur kryetari Svarqa.

15027923_1328347083866778_5709552770072022069_n

Nga ana tjetër edhe drejtoresha e shkollës fillore të mesme të ulët në fshatin Greme, Menduhije Zejna, ka thënë se ndërtimi i çerdhes në këtë fshat është njëri ndër projektet më të qëlluara.

U bë e ditur se ndërtimi i çerdhes në fshatin Greme kap shumën prej 200 mijë euro, investim ky i Komunës së Ferizajt. U tha po ashtu se ndërtime të tilla pritet të bëhen edhe në fshatrat të tjera, siç është fshati Komogllavë, Dardani, Fshati i Vjetër, Bibaj dhe në Talinovc të Muhaxherëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img