18,04,2024

Në Gmail mesazhet do të kenë së shpejti një format të ri

Must Read

Smartfonët, çuditërisht, nuk janë shumë komodë dhe të përshtatshëm për leximin e mesazheve në postën digjitale të Gmail. Shkrimi është i vogël dhe ndërveprimi jo shumë i shpejtë.

Tani Gmail ka bërë një përditësim për aplikacionin e tij, i cili duke filluar nga fundi i Shtatorit premton të përmirësojë dukshëm formatin e mesazheve. Përmbajtja e emailit do të ketë veçorinë ‘çdo madhësi’, që do të thotë se teksti dhe butonat në të do të marrin automatikisht madhësinë e ekranit të telefonit ku po lexohen. Dërguesit e emaileve do të jenë në gjendje të rregullojnë gjerësisë, orientimin dhe rezolucionin e ekranit.

“Këto ndryshime do ta bëjnë eksperiencën tuaj të dërgimit të emaileve shumë më të rehatshme dhe më të thjeshtë,” shkruan në një blog post Piere Vollucci, menaxher produkti tek Gmail. “Dhe ndërsa formati i emaileve që përshtatet në madhësi do të bëhet i zakonshëm, do të shihni se sa kollaj do t’i lexoni mesazhet në ekranet e pajisjeve tuaja.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img