25,04,2024

Në Ferizaj u asfaltua rruga 1 kilometërshe, “Bajrush Hasani”

Must Read

Gjatë ditës së sotme është bërë asfaltimi i rrugës “Bajrush Hasani” në Talinovc të Jerlive.

Ajo veç që shtrihet pranë ish –zonës industriale në këtë pjesë, lidh edhe rrugën “Driton Islami” me lagjet e fshatit Talinoc tw Jerlive. Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa që inspektoi punimet në këtë rrugë, theksoi se krijimi i infrastrukturës së nevojshme po përmirëson edhe kualitetin e jetës së banorëve.

“Një rrugë me një rëndësi tepër te veçante, sepse një kohë të gjatë nuk ka pasur investime nga pushteti, ndërsa tash ne kemi arrit që të krijojmë investime, në një kilometër gjatës të kësaj rruge e cila buxhetit të komunës i kushton mbi 130 mijë euro dhe është e shoqëruar me shtigje për këmbësorë në një gjerësi prej 1 metër e gjysmë. Unë besoj që kjo do të jetë e rëndësishme për lehtësimin e jetës së qytetarëve kështu që ndërlidhet me qarkullimin e tyre edhe automobilistik, por edhe për këmbësoret”, ka thënë kryetari Svarqa.

E nga ana tjetër edhe banorët e këtij lokaliteti janë ndier tejet të kënaqur me rregullimin dhe asfaltimin e rrugës së tyre. Thanë se investime të tilla, nuk kanë pasur asnjëherë që nga paslufta.

U bë e ditur se gjatë ditëve të ardhshme asfaltime të rrugëve do të ketë edhe në qytete tek rrugicat në rrugën “Zenel Hajdini”, tek rrugicat në rrugën “Astrit Bytyqi”, por do të asfaltohet edhe rruga tek korridoret e gjelbërta investim ky i UN-Habiat.

 
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img