20,04,2024

Në Ferizaj shkollat janë mbingarkuar me nxënës (VIDEO)

Must Read

Vend për ulëse të reja në klasë nuk ka, e as ato ekzistueset nuk po mjaftojnë për nxënësit.

Situatë e njëjtë është në të gjitha klasat e dhjeta të Gjimnazit Natyror Shaban Hashani, në Ferizaj, njofton Klan Kosova.

Krejt kjo si pasoj e mbingarkesës së tyre më numër të madh të nxënësve.

Numri kaq i madh i fëmijëve nëpër këto klasa nuk ishte që nga fillimi i vitit shkollor. Në to ishin vetëm nga 32 nxënës, aq sa parashihet me norma të Ministrisë së Arsimit.

Por, gjithçka ndryshoj pas një vendimi të Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë për pranimin e më shumë nxënësve, me çka edhe u shkel ligji.

Zgjidhje për këtë problem premtoi Drejtori i Arsimit në Ferizaj, Muhamet Halili. Ai përmes telefonit i tha Klanit se brenda javës do të hapën paralele të reja, pasi që kërkesat për regjistrim janë të mëdha.

Për më tepër ndiqeni kronikën e përgatitur nga gazetari Enis Reçica.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img