18,04,2024

Në Ferizaj mbahen garat në “Auto Slalom” konkurrenca e grave

Must Read

Në kuadër të Kampionatit të organizuar nga FASK, në Ferizaj sot është duke u mbajtur gara e dytë, disiplina “Auto Slalom” konkurrenca e grave.

“Auto Slalom” për gra është një ngjarje, në të cilën pjesëmarrës janë garuese të ndryshme nga vendi dhe rajoni.

Kjo garë ka për qëllim vërtetimin e vlerave të gruas së fuqishme dhe të pavarur, për t’i rrëzuar paragjykimet dhe stereotipat karshi gruas në timon.

Në këtë garë ka marr pjesë edhe ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyci, drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, deputete e Parlamentit të Republikës së Kosovës Dude Balja, këngëtarë si dhe aktore të shumta nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.

Hapjen zyrtare të kësaj gare e ka bërë ish-presidentja e Vendit Atifete Jahjaga. Ajo tha se me këtë garë do të tregojnë se edhe gatë janë të zonja, sipas saj këtë e dëshmoi edhe Majlinda Kelmendi, dje.

“Unë gjithmonë kam qenë një lobuese , një përkrahëse e fuqishme e rolit të gruas, jo vetëm në Kosovë, por edhe në nivel ndërkombëtare, pra gjithmonë kam lobuar në potencial, në kapacitetin dhe në fuqinë e gruas, dhe shpesh here unë kam dëgjuara zëra se gratë dhe vajzat nuk e kanë vendin sidomos në shumë fusha e ne veçanti në sport, mirëpo gratë gjithmonë po e tregojnë të kundërtën, e tregoi edhe Majlinda e artë me fitimin e medaljes së artë dhe kemi shumë e shumë vajza dhe gra që po e dëshmojnë vetëm jo vetëm në fushën e kulturës, artit dhe sportit, por edhe në shumë fusha të tjera, dhe ato gjithmonë po janë ambasadore, zëri dhe fotografia me e fuqishme e shtetit tonë më të ri të Kosovës”, ka thënë ish predidentja Jahjaga.

Nga ana tjetër Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, ka falënderuar organizatoret që kjo garë po mbahet në qytetin e Ferizajt. 
“Për neve është kënaqësi shumë e madhe që këto gara të organizohen në Komunën tonë. Kjo garë po tregon edhe një here vlerën e gruas, dhe po tregon që femrat janë të guximshme edhe në timon”, ka thënë Kristina Gashi-Bytyqi.

Kjo gare ishte planifikuar të mbahet në Prishtinë, por nuk kanë marrë leje nga Komuna, andaj nga Komuna e Ferizajt thanë se gjithmonë do të mirëpresin gara të mirëfillta si kjo.

“Falënderoje të gjithë pjesëmarrësit e kësaj gare, mire se erdhët në qytetit që hap dyert për të gjitha garat. Falënderoje Federatën e Auto Sporteve të Kosovës, Policinë e Kosovës, ekipet mjekësore dhe të gjithë ata që kanë ndihmuar në organizmin e këtij aktiviteti”, ka thënë drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani.

Të pranishmit me një fjale rasti i ka përshëndetur edhe deputetja e Parlamentit të Republikës së Kosovës Duda Balaje, Vjosa Selmani nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës si dhe Edita Halili.

Në këtë garë kanë marrë pjesë rreth 100 ferma. Kjo garë kishte për qëllim vërtetimin e vlerave të femrës së fuqishme dhe të pavarur, për t’i rrëzuar paragjykimet dhe stereotipet karshi femrës në timon.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img