23,04,2024

Në Ferizaj hapet panairi i sportit

Must Read

Në kuadër të “Ditëve të Diasporës”, me moton “Ti je pjesë e Atdheut”, në Ferizaj është hapur panairi i sportit, i cili mbahet për herë të parë në qytetin tonë.

Ky panair u organizuar nga Komuna e Ferizaj, Komiteti Olimpik i Kosovës si dhe klubet sportive të qytetit të Ferizajt. Hapjen zyrtare të këtij panairi e bëri drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Naim Ferati. Ai tha se ky panair ka një rëndësi shumë të madhe për të gjithë qytetaret ferizajas.

“Jemi në një ngjarje unike që po ndodh për herë të parë në qytetin tonë, panairi i sportit një aktivitete shumë i veçantë për qytetarët, por edhe sportistet me qëllim të motivimit, inspirimit sa më shumë të të rinjve që merren me sportin”, ka thënë drejtori Ferai, duke falënderuar të gjithë ata që me angazhimin e tyre u bënë pjesë e këtij panairi.

Edhe përfaqësues të klubeve sportive e kanë vlerësuar tejet lartë këtë manifestim , duke thënë se panairi sportiv duhet të bëhet edhe tradicional. Në këtë panair po marrin pjesë rreth 45 klube sportive të komunës së Ferizajt.

Ndërkaq në kuadër të këtyre ditëve të shtunën në sheshin “Adem Jashari” fillon turneu i kampionatit të 17-të tradicional të streetballit kosovar, Limak Streetball Kosova 2016.

13702442_1084212964958949_1955448053_o 13689853_1084212938292285_2098542313_n 13714440_1084212968292282_1330213397_n 13718100_1084212951625617_1549153060_o 13728248_1084213021625610_815566782_o 13718157_1084212891625623_27726981_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img