25,04,2024

Në Ferizaj hapet ekspozita “Past is now” – E kaluara është tani

Must Read

Këtë të mërkurë  në Galerinë e Artëve  në Qendrën e Kulturës në Ferizaj  në bashkëpunim me Institutin Goethe, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe Qendra Multimedia është hapur  ekspozita “Past is now”  (E kaluara është tash).

Në hapjen e kësaj  ekspozite  morën pjesë  Ambasadorja e Gjermanisë, Angelika Viets, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, kuratori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, Zeni Ballazhi dhe artdashës të artit dhe kulturës.

Mbase në asnjë pjesë tjetër të Evropës e kaluara e dhimbshme dhe e dhunshme e viteve të nëntëdhjeta  të shekullit  të kaluar nuk është  ndier ashtu  si në vendet e ish Jugosllavisë. “E kaluara është tash” fokusohet në kohën që nga rënia e Murit të  Berlinit, shpërbërja e  deri në ditët tona, u tha me rastin e hapjes së kësaj ekspozite

Ekspozitën e shpalli të hapur kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa i cili  zgjedhjen e qytetit të Ferizajt për këtë ekspozitë e ka vlerësuar si nder për kulturën e këtij qyteti.

”Jam këtu për të shpreh falënderimin dhe konsideratën e jashtëzakonshme që në vazhdën e ekspozitës lëvizëse nëpër shtetet e rajonit është përzgjedhur pikërisht Ferizaj që të ekspozohen këto këto fotografi të bukura të cilat tregojnë një histori të dhimbshme një fakt të hidhur të ish Jugosllavisë’ ka thënë Svarqa.

Svarqa tha se edhe komuna  dhe artistët ferizajas tashmë kanë një përvojë të mirë  falë prezencës dhe pjesëmarrjes së tyre nëpër ekspozita ndërkombëtare

Përmes kësaj ekspozite kemi rastin që të shohim potencën tonë krijuese dhe të shohim cili është këndvështrimi i fotografisë  që realizohet në raport më të tjerët që vinë nga shtetet e zhvilluara siç është Gjermania” ka thënë Svarqa.

Svarqa me këtë rast ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar në realizimin e kësaj ekspozite.

Edhe Ambasadorja e Gjermanisë, Angelika Viets  e ka cilësuar si një ngjarje me vlerë shfaqjen e kësaj ekspozite në Qytetin e Ferizajt.

“Këto fotografi po shprehin një shpirt evropian.Tema e kësaj ekspozite është shumë e qëlluar sepse e kaluara është ajo e cila në fakt e përcakton të tanishmen, e kjo vlen si për shtetet e Ballkanit ashtu edhe për  Gjermaninë dhe shtetet tjera Evropiane. Gjithashtu janë me rëndësi të posaçme edhe projektet artistike, të cilat bëjnë bashkë artistë të ndryshëm, për të parë dhe për t’i ballafaquar këndvështrimet e ndryshme. Ky është edhe një fillim për mirëkuptim të ndërsjellë” ka thënë  Ambasadorja e Gjermanisë, Angelika Viets

Me fotografi artistike në ekspozitë janë paraqitur krijues nga hapësirat e ish-Jugosllavisë, por edhe krijues të disa vendeve evropiane.

16344442_10210306730817788_1142306762_n

16344072_10210306729897765_686473885_n16295370_10210306730457779_274506855_n  16295899_10210306720057519_2050867537_n 16244185_10210306719777512_1248520176_n 16358703_10210306719537506_1838516229_n  16358546_10210306719297500_551232692_n  16344469_10210306718857489_1886199128_n

16343606_10209848902757566_507195810_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img