20,04,2024

Në çdo shtatore mund ta lexosh emrin e ndonjë partie

Must Read

Në rubrikën e rregullt të së shtunës “Jepi Zërit”, prezantojmë piktorin nga Ferizaj, Ilir Stilin, i cili ka vite që jeton në Francë, ku edhe ka arritur të bëjë emër në fushën e pikturës.

Cilën pyetje më shpesh i bëni vetes?

Shpesh e pyes veten se a ia kam arritur qëllimit pse e lëshova Kosovën dhe a kam gjetur sado pak atë që kam kërkuar dhe dëshiruar. Po pyetjet në formë dilemash nuk kanë të sosur.  Edhe pse këtu në Francë kam arritur të dëshmohm, ku punën time e kanë vlerësuar, duke m’i njohur shumë merita, problemi qëndron aty, se siç ka thënë dikush: “Pashë male të bukura, lule etj, po aromë nuk shijova” Dua të them se një kritikë sado e vogël që dikush mund të ma thotë shqip, ka vlerë më shumë. Në këtë kuptim më bëhet sikur po pikturoj pa gjuhë. Lëvdata ka shije kur ta thotë prindi e jo njerku. Ndoshta duke qenë larg atdheut edhe pyetjet janë më të shumta, ndërsa përgjigjet për to janë më të rralla, shkaku edhe i emocioneve besoj që shkakton malli dhe mërzia.

Cili është udhëtimi juaj i zakonshëm brenda një dite?

Zakonisht zgjohem pak vonë, sepse rri natën pak më shumë. Zakonisht në mëngjes praktikoj pak gjimnastikë, pastaj rreth lumit Sena pi kafenë e mëngjesit, për të vazhduar pastaj me punë. Kur fillon paditja e vonë merr shije vera me aperitiv atelieu. Vazhdoj me ndonjë pikturë. Gëzohem kur të shumtën e rasteve gjatë verës jam përballë brigjeve të detit normandez. Me shtafellain tim lëvizi rrugëve, andej nga piktorët ipresionistë normandezë pikturonin dikur nga vetmia.  Madje kam ndjenjën sikur edhe flas nganjëherë me ta. Vendi ku jetoj unë është i njohur si vend i piktorëve impresionistë.

Cili libër qëndron më dukshëm në vitrinën e kujtesës suaj?

Janë disa libra që vazhdojnë të ruhen në kujtesën time, përkundër që viteve të fundit, veçmas me vendosjen tim këtu në Francë, më humë i jam përkushtuar pikturës, me të cilën gati jam bërë një. Ndoshta romani i Ismail Kadresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” zë më shumë hapësirë në kujtesën time, shkaku edhe i motiveve që bartë për ne dhe për luftën, e cila edhe këtij shekulli po i shkakton një vrragë të madhe dhe vështirë të shërueshme.

Si ndiheni në këtë krizë të thellë morale, përkatësisht identitare?

Nga kjo distancë gjeografike, por edhe kohore, e kam pak vështirë të jap ndonjë vlerësim për të qenë. Tani jam në një vend, kultura e të cilit moti i ka kaluar problemet që kemi në Kosovë. Eh, sikur të kisha mundësi t’i sillja këtu nja një milion kosovarë që të jetonin këtu për nja dy vite dhe të shohin se si kultivohet dhe zhvillohet kultura këtu, ta shijojnë Perëndimin dhe të njihen me verat e tij! Identiteti në Kosovë është goditur nga lëvizje radikale fetare, të cilat dëmtojnë zhvillimin e artit, zhvillimin e kulturës dhe që drejtpërsëdrejti ndikojnë edhe në formësimin identitar, të goditur me shekuj dhe që edhe sot bartë plagë të pashërueshme. Izolimi i vendit ka reflektuarnë të gjitha këto të këqija.

Çfarë mund të thuash për kulturën dhe zhvillimet e saj?

Kur një vend është keq ekonomikisht, është keq edhe kulturalisht. Po një gjë më ka rënë në sy që është brengosëse për kulturën tonë në përgjithësi; shoh njerëzit porvincialë, të cilët provojnë me çdo kusht t’i promovojnë krijimet e tyre si vlera të larta, pa pasur parasysh nivelin e krijimit të tyre në Evropë. Ata në këtë mënyrë shfaqen si shumë komikë. Ndoshta kjo ndodhë edhe shkaku i politikave në kulturë dhe politikës në përgjithësi, e cila u ka mundësuar të padijshmëve që të kenë një status të privilegjuar në shoqëri. Shikoni, atje çdo shtatore duket sikur ka emrin e një partie! Aty ku abuzohet me gjakun e dëshmorëve, aty edhe kultura është në derexhe të madhe. Sigurisht që për ta ndryshuar këtë gjendje duhet vullnet i mirë, vetëdije e lart dhe ndërtim i politikave të mirëfillta që do ta mbronin trashëgiminë kulturore dhe do të mundësonin zhvillime më me vlerë në kulturë. Po shpresoj se hapja e Kosovës, përkatësisht liberalizimi i vizave për qytetarët do të jetë një rast i mirë që krijuesit të dalin dhe të shohin si ruhet, si kultivohet dhe si jeton kultura në vendet e Evropës.

Si ishte dje, si është sot dhe si do të jetë nesër?

Sigurisht që dje ishte shumë keq, ndërsa ishim nën një okupim klasik nga pushtuesi serb. Tani kushtimisht e kemi lirinë, por sikur po abuzojmë me të, po e keqpërdorim për nevoja të grupeve dhe individëve. Kjo ka shkaktuar një gjendje dëshpërimi të madh. Shpresoj nesër do të jetë më mirë, sepse do të largohen nga skena politike keqbërësit që e sollën në këtë gjendje vendin, duke e shndërruar si një karantinë, sikur të ishim të sëmurë nga ndonjë sëmundje ngjitëse.

Një pikturë, një poezi, një këngë dhe një film që do ta kishit veçuar?

Van Gogu në rend të parë, poezitë e Nerudës, shansonet franceze dhe filmi shqiptar “Koncert në vitin 1936”/Zëri/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img