29,03,2024

Në 50 rrugë të qytetit të Ferizajt filluan punimet

Must Read

Ferizaj.29.08.2017. Këto punime filluan në rrugën “Muafil Zariqi”, për të vazhduar më tej edhe në rrugët tjera të qytetit.

Nga afër punimet në këtë rrugë i përcolli edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku edhe me mbikëqyrësit e këtij projekti. Kryetari Svarqa, u shpreh se këto projekte po realizohen në pjesën juglindore të qytetit në kuadër të loto katër që përfshinë rregullimin dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve në qytet.

“Është një projekt grandios sa i takon rregullimit të infrastrukturës rrugore në një pjesë të qytetit, që ka pasur nevojë për ndërhyrjen e pushtetit dhe për investime. Unë besoj që më këtë do të përmbyllim ciklin e investimeve edhe në qytet dhe do të bëjmë një baraspeshe të investimeve që mund të jetë krahasueshme edhe me ato pjesë rurale. Jam shumë i sigurt që tashmë qytetit po pëson një ndryshim shumë pozitiv dhe po kompletohet me tërë infrastrukturën jo vetëm rrugore por edhe me atë përcjellëse dhe po realizojmë synimin qytetarë që kemi kushte më të mira për jetese”, ka thënë kryetari Svarqa.

Nga ana tjetër Hamit Zariqi, banorë i kësaj rrugë është shprehur tejet mirënjohës me rregullimin dhe asfaltimin e rrugës së tyre.

“Ne kemi pasur nevojë vetëm për asfaltim, sepse gjithë infrastrukturën tjetre përcjellëse e kemi. Falënderoje kryetarin Svarqa, për këto investime që po bene edhe në lagjet e qytetit”, është shprehur Zariqi.

U bë e ditur se do të asfaltohen rreth 7 kilometra rrugë, ndërsa vlera e këtij projekti kap shumën 500 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img