28,03,2024

Në 20 vjetorin e rënies kujtohet dëshmori Cen Dugolli

Must Read

 

Ferizaj. 17.08.2018. Me homazhe për tek Varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj, ka filluar ceremonia e përkujtimit të dëshmorit Cen Dugolli, për të vazhduar tutje me një akademi përkujtimore që u mbajt në teatrin e qytetit “Adriana Abdullahu”.

Në këtë akademi përkujtimore merrnin pjesë familjarë të dëshmorit, struktura udhëheqëse komunale dhe qendrore si dhe mysafirë të shumtë.

Të pranishmit fillimisht i ka përshëndetur Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve Xhavit Jashari, i cili ka vlerësuar tejet lartë kontributin e dëshmorit Cen Dugolli, si dhe të gjithë dëshmoreve të cilët ranë për të mos vdekur kurrë në altarin e lirisë.
Ndërsa në emër të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, të pranishmit i ka përshendetur Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi.
Ajo me këtë rast ka thënë se duke kujtuar jetën dhe veprën e dëshmorit Cen Dugolli, nuk mund të mos kthehemi për disa çaste në kohët tragjike të para 20 viteve, kur vendi ynë po vlonte në katrahurën e vrasjeve, përndjekjeve dhe dëbimeve masive që po u bënte shqiptarëve të Kosovës regjimi i Milosheviqit.

“Nuk mund të mos e kujtojmë edhe Dëshmorin e Kombit Cen Dugollin, veprimtarin e parë të rezistencës i cili u vra nga forcat serbe me 17 gusht të vitit 1998. Ai vdiq nga torturat e shumta që i bënë policët serb, por asnjëherë nuk u dorëzua e nuk e tregoj veprimtarinë çlirimtare që po përgatisin shokët në ilegalitet.
Sot, në kohën e zhvillimit të përshpejtuar të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut, nuk është lehtë të merret me mend se vetëm para 19 vitesh, këtu, në vendin tonë të shumëvuajtur, njerëzit janë keqtrajtuar deri në vdekje, janë vrarë e masakruar, vetëm për shkak të përkatësisë kombëtare dhe veprimtarisë atdhetare.
Kjo gjë madje mund t’u tingëllojë si diçka e pamundur fëmijëve dhe të rinjve të lindur pas vitit 1999. Këta fëmijë dhe të rinj e kanë të vështirë ta kuptojnë se përse duhej të vdisnin kaq shumë njerëz, përse duhej t’u nënshtrohej vuajtjeve të pafund një popull i tërë, derisa jetonte në vendin dhe në tokën e vet. Këtë absurd e kishte kuptuar shumë mirë Cena dhe qindra e mijëra atdhetarë të tjerë, ndaj iu kundërvunë me të gjitha mundësitë, deri në flijim. Dhe falë flijimeve të panumërta, si dhe mbështetjes së fuqishme ndërkombëtare, e kemi kapërcyer atë kohë të rëndë, ndonëse me një çmim shumë të lartë”, ka thënë Gashi-Bytyqi.

Në emër të familjes Dugolli, të pranishmit i ka përshëndetur i biri i dëshmorit Tafil Dugolli. Ai ka falënderuar të gjithë të pranishmit që nderuan jetën dhe veprën e babit të tij, por ka kërkuar një përkrahje me të madhe edhe nga institucionet.

Dëshmori Cen Dugolli, la pas vetës bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img