18,04,2024

Ndriçuan edhe në errësirë

Must Read

Festivali ndërkombëtar i muzikantëve të rinj,DAM, është një ndër ngjarjet më të rëndësishme në skenën e muzikës klasike. Ky edicion i trembëdhjeti me radhë ka një mesazh paqeje për mbarë botën, që nëpërmjet programit muzikor shënohet 100 vjetori i përfundimit të Luftës së parë Botërore, si dhe shënimin e 10 vjetorit të shtetit të Kosovës.
E veçanta e këtij festivali për ferizajasit ishte se mbrëmë me 3 prill në këtë festival frymuan në ngjyra ferizajase ,mësimdhënësit dhe ish mësimdhënësit e shkollës së muzikës “Cesk Zadeja”. Ishte profesor Artan Hasani- kompozitor,një pjesë nga veprat (kompozimet) e të cilit u interpretuan në këtë nate.
Sado që gjatë performancës pati ndërprerje të energjisë elektrike, koncerti nuk u ndërpre për asnjë moment, vazhdoi nën dritën e celulareve që ishte vetë publiku ai që me çdo kusht u mundua të siguronte ndriçimin për leximin e notave në partiturat e interpretuesve.
Prezantim të shkëlqyer patën edhe këta mësimdhënës të shkollës “Çesk Zadeja” :
Prof. Visar Mehmeti – Flaut
Prof. Astrit Mustafa – Klarinete
Prof. Blerim Emerllahu – Klarinete
Prof. Avni Krasninqi – Trumpete
E veçanta e kësaj mbrëmjeje ishte ansambli “Zanat” i sapoformuar nga anëtarët, soliste te Korit te Filharmonisë se Kosovës,te cilat per here te pare u prezantuan në këtë festival si ansambël. Ne mesin e zanave, ishin edhe dy mësimdhënëset e palodhshme te shkollës se muzikës “Çesk Zadeja” Adelina Thaci dhe Albana Piperku.
Duke i shikuar dhe dëgjuar këto paraqitje nga profesorët e “Çesk Zadeja” lirisht mund te themi se DAM Festivali frymoi me ngjyre ferizajase.
-Emine Berisha Qerimi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img