24,04,2024

Nderohen donatoret e instrumenteve muzikore për institucionet e kulturës në Ferizaj

Must Read

Paraditen e sotme, Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu, bashkë me drejtoren e kulturës, rinisë dhe sportit, Xhemile Murati Shabani, pritën sot, donatoret e instrumenteve dhe pajisjeve muzikore, për shkollën “Çesk Zadeja” si dhe institucionet kulturore në Ferizaj.

Nënkryetari Aliu shprehu falënderim për pedagoget Julie Tompkins Wagner e cila sjell bashkëpunim me pedagogen e mirënjohur Janet Bouwmeester ku të dyjat do të mbajnë mastërklas në shkollën “Çesk Zadeja”, gjersa sonte nga ora 18:00, në Galerinë e Arteve, do të mbajnë koncert të përbashkët.

Znj. Janet si një trajnere e pedagogjisë muzikore së bashku me znj. Julie, kanë organizuar Trajnim/Punëtori për mësimdhënësit e edukatës muzikore në mënyrë vullnetare në të gjitha aspektet, gjë e cila është mirëpritur nga mësimdhënësit e të gjitha shkollave të rajonit të qytetit tonë me një numër prej 33 mësimdhenës të Edukatës Muzikore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img