25,04,2024

Nazire Curaj – Zogaj. Në shenjë respekti të emërohet një rrugë në Krajë me emrin e saj

Must Read

Ajo sot është një heroinë e Krajës, kurse dikur u ballafaqua me shume vështirësi për ta çliruar flamurin me te cilin ishte mbuluar ditën e varrimit. Por në të vërtet a është vlerësuar dhe a është ditur mjaftueshëm për sakrificën e kësaj Zonje të madhe?

Zonja Nazire ka një biografi të gjerë në të cilën dominon vuajtja dhe sakrifica e saj për çështjen kombëtare shqiptare, këtë e rrëfejnë më së miri bashkëluftëtarët e kohës, të cilët Naziren e vlerësojnë në superlativ. Ajo u rezistoi të gjitha burgjeve qoftë në Mal të Zi, Serbi apo Kosovë, asnjëherë nuk u dorëzua, por çdoherë dilte kryelartë dhe mbronte idealet e veta kombëtare. Ato ideale për të cilat ne sot flasim lirshëm, ndonëse akoma tentohet të pengohet flamuri, ne përsëri e mbajmë afër dhe e valëvisim pa frikë. Por çfarë bënte Nazirja në kohën e saj, kënd mbronte dhe nga kush duhej të ruhej më shumë, nga armiku që  e njihte, apo nga spiunët që i kishte përreth.

Asnjëherë nuk u mposht, mbronte kombin, spiunët e torturonin, kurse ajo qëndronte kokëlartë. Të njëjtën gjë e bënte edhe në Kosovë, luftonte për çlirimin e kombit.

Ato që nuk i dinim por që u treguan në mbledhjet komemorative të mbajtura në Ferizaj për Naziren nga bashkëluftëtarët e kohës, sot popullatën kranjane e bëjnë të krenohen me bijën e tyre.

Nazirja u kthye në Krajën e saj që e donte shumë, bashkë me flamurin Kuq e Zi. Risjelli vuajtjet e saj për jetën që bënte vetëm për të çliruar popullin e vetë nga torturat dhe vuajtjet e sistemit.

Më e pakta që bashkëvendasit mund të bëjnë për të, është emërimi i një rruge në Krajë me emrin e Nazire Curaj Zogaj, një shenjë respekti post mortum, e njëjta gjë vlen edhe për qytetin e Ferizajt i cili tregoi një respekt të lartë për vajzën kranjane me gërsheta të gjata, transmeton TV Teuta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img