20,04,2024

“Muzat e Jezercit” mbledhin në Ferizaj krijues nga të gjitha viset shqiptare

Must Read

Një projekt i klubit letrarë “De Rada” nga Ferizaj ka bërë që gjatë fundjavës që lamë pas ti bëjë bashkë krijuesit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia në kuadër të një projekti kulturorë të njohur si “Muzat e Jezercit” .

Kjo ngjarje me peshë kulturore që mëton të bëhet tradicionale krahas aktivitetit letrarë kishte paraparë edhe promovimin e turizmit malorë në komunën e Ferizajt. Organizatori me këtë rast ishte kujdesur që për dy ditë shkrimtarët ti vendosë nëpër shtëpitë “Hane” ndërsa për të gjitha aktivitetet tjera letrare përfshirë debate të ndryshme për prozën,poezinë ,kritikën letrare pa ndonjë protokoll të caktuar ti mbajë nëpër restorante të cilat ndodhen rreth lumit Nerodimka. Ditën e tretë të kësaj ngjarje pjesëmarrësit ishin vendosur të relaksuar pranë shpatijeve të bukura të maleve të Sharrit në një takim përmbyllës në të cilin nuk mungonte biseda për letërsinë por edhe emocioni i kësaj ngjarje.

“Ky është një prej projekteve të reja që ka pas klubi letrarë “De Rada” në Ferizaj. Ky projekt në vetvete është konceptuar më shumë si një takim mes krijuesve të ndryshëm nga trojet shqiptare. Ka qenë një takim pa protokoll, ku është diskutuar për poezinë, ku jemi takuar mes veti ,kemi diskutuar për letërsinë dhe çështje të ndryshme“ka thënë Arsim Hamiti, ideator i këtij organizimi.

Edhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa e ka vlerësuar këtë ngjarje me peshë kulturore duke thënë se i kontribuon rritjes së komunikimit letrarë por edhe shkëmbimit të përvojave.

“Unë e vlerësoj jashtëzakonisht mirë këtë takim, sepse shkëmbimi i përvojave mes krijuesve dhe bisedat për letërsi në një ambient ferizajas siç ka qenë Jezerci këto ditë ku ata kanë qëndruar tregon për një gatishmëri të Ferizajt që të vazhdojë trendet kulturore. E kemi thënë disa herë se sa më shumë që kemi kulturë aq më mirë do ti kemi punët dhe mundësi për zhvillimin e demokracisë për ne që kemi një mision ë politikë. Unë përkrahë këtë iniciativë dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur që ky takim te shndërrohet në takim tradicional I cili do të përsëritet nga viti në vit e I cili do të zgjerohet dhe do të përfshijë shkrimtarë edhe nga viset tjera. Të kesh sot shkrimtarë të përmasave kombëtare siç kanë qenë sot këtu tregon për një gatishmëri edhe të ferizajasve për të ecur me trendin e krijimtarisë së përgjithshme shqiptare” ka thënë Muharrem Svarqa.

E ata të cilët për dy ditë e mbajtën gjallë peshën e këtij manifestimi folën fjalë të mira duke thënë se takimi poetik ishte një sinkronizim dhe harmonizim me natyrën ,ku komponenta e civilizimit dhe natyrës ishin në harmoni të plotë.

“Takuam mjaftë poet nga Maqedonia,Kosova dhe Shqipëria . Ky takim mundësoi që poet nga treva të ndryshme shqiptare të bisedojnë dhe dialogojnë mes veti por edhe të lexojnë dhe prezantojnë disa nga krijimet e tyre” tha Agron Tufa, krijues.

Edhe krijuesja Olimbi Vela e ka vlerësuar si një rast shumë të mirë.

“Ishte një ngjarje pak më e veçantë se tjerat sepse ishte një koloni shkrimtarësh gjë që nuk ka ndodhur shpesh në Shqipëri dhe Kosovë” ka thënë Olimbi Velo, krijuese.

Fjalë të mira për këtë ngjarje thanë edhe krijuesit Kliton Nesturi, Rozafa Shpuza, Ahmet Selmani, Naime Beqiraj.

Ndryshe Ferizaj me këtë takim është në rrugë të mbarë të mbajë timonin e një qendre ku kultura mbi të gjitha zenë një vend me rëndësi, transmeton Televizioni Liria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img