16,04,2024

Mustafa: Zgjedhje nuk do të ketë deri më 2018

Must Read

isa-mustafa-382472

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke komentuar koalicionin në mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, ka deklaruar se janë të hapur si për koalicionin ashtu edhe për Vetëvendosjen por se zgjedhje nuk do të ketë deri në vitin 2018.

Ai këto komente i bërë gjatë vizitës në Komunën e Shtimes, ku tha se nuk ka asnjë arsyeje që të mbahen zgjedhje kur është shumica që ka kompetencë legale dhe legjitime.

Mustafa u ndal edhe te marrëveshjet e arritura në Bruksel, ku tha se nuk kanë qenë të lehta, megjithatë kanë treguar sukses.

“Ne kemi komunikim me gjithë kryetarët e komunave të veriut ata kanë pranuar buxhetin e Republikës së Kosovës, kanë pranuar zbatimet e ligjeve të Republikës së Kosovës, është arritur edhe në shpërbërjen e mbrojtjes civile në veri të vendit. Tani do ta përmbyllim edhe procesin e shtrirjes së organeve të drejtësisë, dhe ligjit në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, Janë disa marrëveshje të cilat kanë mbetur akoma pa implementuar sepse implementimi nuk shkon shumë lehtë, është çështja e kodit telefonik që është në vazhdim e sipërm, është çështja e energjisë që është po ashtu vazhdim e sipërm, është çështja e urës mbi Ibër po vonohet në fillimin e punimeve, dhe çështje e zhbërjes së të gjitha strukturat paralele të cilat ne do t’i kushtëzojmë marrëveshjet e ardhshme, por unë megjithatë vlerësoj që rrugë tjetër nuk kemi pas, dhe kjo është rruga e vetme, sepse rruga e vetme është rruga e dialogut, është një rrugë e vështirë por për të cilën gjithë ne të kemi mirëkuptim, edhe pozita edhe opozita”, tha Mustafa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img