18,04,2024

Mustafa thotë se pas zgjedhjes së kreut të Kuvendit nga LVV, të gjitha marrëveshjet kanë rënë në ujë

Must Read

Legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës tashmë e ka kreun e saj, Glauk Konjufcën.

Ashtu siç e kërkon rregulli, Lëvizja Vetëvendosje si grupi më i madh parlamentar e propozoi Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

Më pas Konjufca mori besimin 75 deputetëve për tu zgjedhur kështu kryetar i Kuvendit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, zgjedhjen e Konjufcës nuk e ka quajtur befasi.

Ai ka theksuar se sot është treguar qytetërim demokratik duke mos bllokuar vendin.

Kurti ka thënë se shpreson që do të tejkalohen të gjitha pengesat dhe do të krijohet edhe Qeveria.

“Kuvendi është tempulli i demokracisë dhe ligjvënies. Prandaj jam i bindur që me këtë hap kemi treguar një lloj qytetërimi demokratik sepse për dallim nga legjislatura e gjashtë, ne nuk kemi bllokuar konstituimin e institucioneve. Me dashamirësinë dhe me interesin e përgjithshëm para çfarëdo interesi tjetër besoj që do t’i tejkalojmë të gjitha pengesat dhe të kemi edhe qeveri të re ashtu siç patëm edhe Kuvend të ri”, ka thënë Kurti.

Por kështu nuk mendon kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai, në një intervistë në Rubikon të KTV-së, ka thënë se është befasuar dhe se nuk ka pritur nga LVV-ja, të propozojë kryeparlamentarin.

Mustafa është shprehur se pas kësaj që ka ndodhur të gjitha marrëveshjet me Vetëvendosjen bien në ujë.

 “Gjithsesi duhet të bëhet marrëveshje e re lidhur me përgjegjësitë, por ka nevojë edhe te programi qeverisës. Çdo gjë është e hapur, edhe mundësia që të dalim në opozitë, ta bëjmë një opozitarizëm shumë të mirë, të suksesshëm”, ka thënë Mustafa.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img