29,03,2024

Mustafa: S’do të ketë zgjedhje klasike serbe në Kosovë

Must Read

isa_4284

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për zgjedhjet klasikë të Serbisë në Kosovë, por vetëm për grumbullim të votave nga serbët në Kosovë të cilët kanë dy shtetësi.

Mustafa ka thënë se serbët kanë të drejtën e votës dhe këtë të drejtë Kosova ia ka siguruar me kushtetutë.
“Zgjedhjet mbahen. Ne nuk kemi një marrëveshje të veçantë me Serbinë si Qeveri vetëm se e kemi autorizuar dhe jemi marrë vesh me OSCE që të kryej këtë proces. Nuk flitet për zgjedhjet klasike të Serbisë në Kosovë, por vetëm për grumbullim të votave nga serbët në Kosovë të cilët kanë dy shtetësi. Sepse në të gjitha vendet tjera, qytetarët që kanë dy shtetësi kanë të drejtën që të votojnë dhe këtë të drejtë ne iu kemi siguruar me Kushtetutë. Realizmin e kësaj të drejte ne iu a kemi ofruar me OSCE sepse nuk lejohet që dikush nga Serbia të vijë dhe të organizoj vend votime këtu. OSBE do t’i kryej këto, janë diku rreth 5 qendra grumbullimit të votimit, vetëm grumbullohen ato vota, nuk numërohen, nuk shpallen rezultatet këtu, vetëm barten në Serbi si vota të qytetarëve”, ka deklaruar Mustafa.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img