28,03,2024

Mustafa: Dikujt në Kosovë i pëlqeu më shumë deklarata fmijaqe e Gjuriqit, sesa prezenca jonë në veri

Must Read

Kryeministrit i ka mbetur hatri në disa media se si po merren të mirëqena deklaratat e Marko Gjuriqit e jo ato zyrtare të Republikës së Kosovës.

“Është e mundur, por edhe e çuditshme, që disa mediumeve tona u pëlqen më shumë një deklaratë fëmijaqe e një politikani serb dhe ajo për ta është më e rëndësishme sesa prezenca jonë në ngjarje të tilla. Por, kjo nuk është e gjitha”, ka shkruar kryeministrit Mustafa, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Sot mora pjesë në inaugurimin e një ure, investim prej 400 mijë eurove nga NATO, në Kosovë. Fjala është për urën që lidh Zveçanin dhe Leposaviqin. Ishte një manifestim i organizuar nga KFOR-i. Një infrastrukturë shumë e rëndësishme komunikimi ndërmjet banorëve të asaj pjese të Kosovës, por edhe një simbolikë e veçantë.

Ura është komunikim, është lidhje, është hapje. U ndjeva mirë që isha atje. Është një investim në shtetin tim.

Kjo është esenca e ngjarjes.

Nëse dikush ka tentuar ta pengoj këtë inaugurim, atëherë ata që kanë tentuar do të kenë mbetur mjedis rruge, kurse unë si Kryeministër isha në kohën e duhur në inaugurimin e urës.

Është e mundur, por edhe e çuditshme, që disa mediumeve tona u pëlqen më shumë një deklaratë fëmijaqe e një politikani serb dhe ajo për ta është më e rëndësishme sesa prezenca jonë në ngjarje të tilla. Por, kjo nuk është e gjitha. E vërteta flet se qarqe të caktuara serbe po tentojnë ta mbajnë peng këtë pjesë të Kosovës. Prandaj nuk kanë nevojë që të kenë në krah edhe ndonjë medium të Kosovës.

Çdo rrugë në Kosovë është e jona. Me rëndësi është të arrijmë atje ku synojmë!

Lexoni edhe:

Gjuriq i inatosur që Mustafa vizitoi veriun e Kosovës, thotë se u ‘kontrabandua’ nga KFOR-i

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img