25,04,2024

Musa Emini, 70 vjeçari që i ruan me nostalgji rreth 500 eksponate

Must Read

Të gjitha këto eksponate nuk gjenden në muzeun e qytetit, por në shtëpinë e 70 vjeçarit Musa Emini nga Ferizaj, te cilat janë të vjetra deri në 150 vjet. Emini tregon se si ka arritur t’i mbledh dhe t’i ruaj gjithë këto eksponate gjatë këtyre viteve.

”I kam të ruajtura 3 arka të cilat i kanë mbi 120 vite, është përdor nga beglerët kur i kanë marrë nuset, mandej është magjja në të cilën është mbajtur mielli, ka shumë gjëra të vjetra, është një telefon i cili është i ngjashëm me telefonin e Hitlerit, kam një brisk i cili i ka 90 vite, po ashtu i kam të ruajtura shumicën e mjeteve bujqësore që janë përdorur para shumë viteve e mjete të tjera të cilat i ruaj me nostalgji,  unë dy gjëra nuk i kam që kam dëshirë t’i kem në muzeun tim, janë disa llamba që janë përdorur nëpër xehrore dhe një pegëll e cila ka qenë me prush, të tjerat besoj se i kam të gjitha”, tha Emini.

Emini thotë se nga ruajtja e gjërave të vjetra nuk harrohen as traditat shqiptare.
“E kam pasur një dashuri ndaj këtyre eksponateve dhe për me ja fillu e kam pas një mafest të nënës, këmishën, tespi, segi dhe nga aty jam kam nisur që t’i grumbulloj dalëngadalë që 7 vite, shumicën m’i kanë dhuruar, disa i kam gjetur, por shoqëria m’i sjellin më shumë dhe kështu i kam afër 400 eksponate të dhuruara, këto eksponate janë kulturë shqiptare e traditave të vjetra të cilat njerëzit kanë punuar, si enë shtëpiake, orendi, vegla të punës e të tjera”,tha Emini.

Në muzeun e 70 vjeçarit nga Ferizaj, gjenden rreth 500 eksponate, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img