29,03,2024

Mungesa e vitaminës D tek gratë është e lidhur drejtpërdrejt me shfaqjen e kësaj sëmundjeje

Must Read

Gratë me nivele të ulëta të vitaminës D janë 43% më të rrezikuara që të zhvillojnë sklerozë të shumëfishtë. Më shumë se 2.3 milionë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga skleroza e shumëfishtë. Njerëzit normalisht diagnostikohen diku mes moshave 20-40 vjeç, megjithatë është e vështirë të identifikosh gjendjen derisa të fillojnë të shfaqen simptomat. Një studim nga Shkolla e Shëndetit Publik Harvard T.H. Chan thonë se dozat normale të vitaminës D, apo quajtur ndryshe “vitamina e diellit”, është çelësi për të parandaluar sklerozën e shumëfishtë. Autorja kryesore e studimit, dr. Kassandra Munger, thotë: Janë bërë shumë pak studime të cilat sugjerojnë se nivelet e vitaminës D në gjak mund të parashikojnë rrezikun. Studimi ynë, ku janë përfshirë një numër i madh grash, sugjeron se korrigjimi i mungesës së vitaminës D tek të rejat dhe gratë e moshës së mesme mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë në të ardhmen”. Për studimi, hulumtuesit shkencorë përdorën analizat e gjakut të më shumë se 800 mijë grave në Finlandë, të marra si pjesë e testeve prenatale. Mbi 1000 gra u diagnostikuan me sklerozë të shumëfishtë 9 vjet më vonë. Ato u krahasuan me 2000 gra të tjera të cilat nuk ishin prekur nga sëmundja. Nivelet e ulëta të vitaminës D përfshijnë ato më pak se 30 nmol/L. Nivele të pamjaftueshme janë ato mes 30 -49 nmol/L dhe nivelet adekuate (të mjaftueshme) cilësohen ato mbi 50 nmol. Nga gratë që u prekën nga skleroza e shumëfishtë, 58% e tyre kishin nivele të ulëta të vitaminës D, karahsuar me 52% e grave të cilat nuk u prekën nga kjo sëmundje. Hulumtuesit shkencorë zbuluan se me çdo 50 nmol/L rritje të niveleve të vitaminës D në gjak, rreziku për zhvillimin e sklerozës së shumëfishtë ulej me 39%. Gratë të cilat kanë nivele të ulëta të vitaminës D janë 43% më të rrezikuara nga skleroza e shumëfishtë krahasuar me ato që kanë nivele normale, si dhe 27% rrezik më të lartë se gratë me nivele të pamjaftueshme. Megjithatë dr. Mungar shton se duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të përcaktuar dozën e saktë të vitaminës D që të mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë. Rezultatet e këtij studimi janë publikuar tek revista online Neurology. Burimi ”shëndeti.com”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img