20,04,2024

Mu hiqni sysh, boll me keni vra!

Must Read

I nderuar kryetar i Qytetit tim. Qytetit tim, tashme te ndaluar M. Sfarqa, po te them I nderuar, si te gjithe qytetaret tjere (edhe pse ti se meriton kete nderim nga shkrimi im). Ti, e di shume mire te verteten, andaj s’ ben ze, e fshehesh pas xhaketes se Enverit te pisur, ati Enverit te “kultures” qe me shau, kercenoi e poshtroi bash ne zyren tende, dhe ti s’pate guxim as ti thoje “kjo eshte mysafirja ime”, se le me te me mbroje si femer, qytetare dhe nje e re qe don te ec perpara. Ti, mendon se une jam e marre, se e kam harruar ate ngjarje. Jo, kurre. Nuk ke nevoj te ndalesh njerez ne rruge t’i pyesesh se “kur do te kthehet Qendresa nga Amerika” apo te ju thuash agjenteve tu te piste te me shkruaj mesazhe me pyetjen “se kur do te kthehem”, “çka po bej e me se merrem ketu” as te me ofrosh poste ne komune e ne zyrat e juaja qe tashme i keni bere “kafehane”.

Qendresa nuk shitet. Qendresa nuk blihet. Qendresa vazhdon ende te doje e kete respekt per veten dhe emrin e saj!

A nuk ju mjafton ndjenja dhe lendimi qe me keni falur ate dite? A nuk ju mjafton qe, nje qytetare e juaja tashme e ka te ndaluar ta enderroj vendin e saj? A nuk ju mjafton qe, me s’ e keni nje te re rebele te ju bej shkrime e te ju marre fytyrat e pafytyra?

Eh, kryetar i nderuar sa i Vogel je treguar, a une te pata menduar te madh per Ferizajn tim te Vogel!

Ti, hesht…por, une do flas gjithmone. A e din Perse?

Sepse e dua shume emrin tim, nuk e peruli dhe perlyej me asnje post dhe asnje emer, si puna juaj. Ferizajn j’ua kam leshu, kenaquni me flliqesite qe s’ka me kush me j’ua qit ne leter, e duartrokitjet e zorshme qe populli im j’ua fal…

Rrnofte Kryetari qe Ferizaj Im krenohet me te. Rrnofte Enveri i “Kultures” qe s’ka fije kulture per vete…

Gjithmone jam e qete. Gjithmone jam me te verteten!

Mu hiqni sysh, boll me keni vra!

05.23.2015

Brooklyn, New – York!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img