23,04,2024

Mourinho: Kam oferta të mira, po mendohem cilën ta pranoj

Must Read

20160409_2_15403172_7486882-709x380

Jose Mourinho, i cili dhjetorin e kaluar u shkarkua nga Chelsea, për mediat portugeze tha se pothuajse mund të garantojë se këtë verë do të kthehet në punën e trajnerit. Ai shtoi se ka oferta të mira, dhe se është duke menduar se cilën prej tyre ta pranojë, raporton AA.

Shumë prej tyre ka kohë që e kanë ulur në stolin e Manchester Unitedit, ku përflitet që sezonin e ardhshëm të zëvendësojë holandezin, Louis van Gaal. Megjithatë, Mourinho thotë se ka shumë oferta dhe ende mendon se cilën prej tyre ta pranojë.

“Pothuajse mund të garantojë se këtë verë do të kthehem në detyrën e trajnerit. Kam oferta të mira. Tani jam duke i shqyrtuar ofertat për të ardhur deri tek vendimi më i mirë dhe të finalizojë marrëveshjen. Në verë të gjithë do të dinë se ku do të jem”, ka thënë Mourinho.

“Do të realizoj idetë e mia atje ku do të jetë e nevojshme. Duhet të ndihem i qetë dhe të dua vendin ku do të shkoj. Dua të punoj në një klub me përgjegjësi të madhe, që luan në një kampionat të vështirë, ku nuk ka ndeshje të lehta. Duke patur parasysh këtë nuk ka shumë opsione për mua. Në qetësi do të marrë një vendim përfundimtar”, tha ai.

Trajneri portugez ka drejtuar shumë klube. Ai filloi në stolin e ekipit Benfica, nga ku kaloi në Uniao de Leira. Pastaj vazhdoi në Porto, me të cilin befasoi duke u bërë kampion evropian në sezonin 2003/04.

Pas kësaj ai u angazhua në Cheslea, Inter dhe Real Madrid, që në gusht 2015, të kthehet sërish në “Stamford Bridge”. Por, pasi fitoi titullin e kampionit të Anglisë në fillim të sezonit Chelsea pati paraqitje shumë të dobëta dhe Roman Abramovich vendosi që edhe një herë të ndahet me Mourinhon.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img