19,04,2024

Mos e dëmtoni me gënjeshtra turizmin shqiptar

Must Read

Përse gjithë kjo garë e ndytë e portaleve kosovare, se cila më keq po e pasqyron rivierën e bukur shqiptare, që shumë media të huaja thonë se është “Perla e Ballkanit”?!.

Tituj bombastik nga më banalët si: “Ja çfarë lope doli sot në plazhin e Shëngjinit”, “Shikojeni qesen e zezë në detin e Velipojës”, “Ja çfarë gjallese u pa sot që tronditi pushuesit në Durrës”, “Shmanguni nga pushimet në jug të Shqipërisë” e plotë marrëzira të tjera portalesh.

Një gjë e di, që edhe krokodili me dalë me u rrezit me mua në plazh, 300 km të bregdetit shqiptar do të jenë gjithmonë vendi im për pushime, aty ku flitet shqip dhe të motivon toka jonë, aty ku ndihesh mirë se është at’dheu yt, që thënë ndryshe është edhe “pushim patriotik”.

Shqipërinë më të bukur nuk e bëjmë ne, atë e fali Zoti për ne të bukur, aty ku pranë detit kafeja kushton më lirë se në kryeqytetin tonë plotë me pluhur e tym makinash.

Fatkeqësisht për të sëmurit nga zemra që gjejnë vdekjen në det, nuk i ka fajet Saranda, Ksamili ose Dhërmia, mos e njollosni veten tuaj duke ju bërë reklamë plazheve joshqiptare.

Shqipëria po bëhet qoftë edhe pa shqiptarë dashakëqinjë.

O ku ka më mirë se ti o Shqipëria ime!!!…

Shkruan : Agon Zhinipotoku

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img