20,04,2024

Monsinjor Lucian Avgustini “Nder i qarkut Shkodër”

Must Read

Bashkia Vau Dejës të premten ka organizuar një ceremoni të veçante , në nderim të Ipeshkvit të Dioqezës së Sapës i cili u nda nga jeta në muajin maj të kë tij viti.

Në këtë manifestim kanë marre pjesë struktura udhëheqëse të Shkodrës, të qytetit të Vau Dejë s, Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës imzot Dodë Gjergji, kryetari i Komunë s së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me drejtorin e Shëndetësisë Burim Karameta dhe drejtorin e pronë s Fatmir Azizi.

Më këtë rast i pari i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, para të pranishmëve në Shkodër ka shpalosur figurën emblematike të monsinjor Lucian Avgustinin për humanizmin dhe mirësinë e tij.

“Ferizajasit e kujtojnë me nderim të thellë personalitetin e monsinjor Lucianit, jo vetëm pse ishte i lindur në këtë qytet, por për shkak se me veprimtarinë humanitare, me gatishmërinë për t’i shërbyer popullatës së të gjitha besimeve dhe për t’iu gjendur pranë nevojtarëve, në një kohë shumë të vështirë për ta, ai i kishte kaluar përmasat e një kleriku, duke u bërë misionar që ndihmonte popullin, për të zbutur pasojat e shtypjes mizore që po i bënte regjimi i Milosheviqit në vitet ’90 të shekullit të kaluar. Populli i Ferizajt, i të gjitha besimeve, tek figura e monsinjor Lucian Avgustinit, njohu njeriun i cili përgjatë disa viteve, vuri në dispozicion të nevojtarëve gjithë mundësitë njerëzore e materiale që kishte atë kohë kisha katolike dhe sektorët humanitarë të saj. Duke shërbyer në Ferizaj si drejtues i kishës katolike dhe si udhëheqës i Karitasit, gjatë viteve ’90, monsinjor Avgustini u vu në ballë të përpjekjeve për të ndihmuar mbijetesën e popullit shqiptar të kësaj ane, të cilit po i rrezikohej ekzistenca biologjike, nga synimet shfarosëse të regjimit të Milosheviqit. Në kohën e monsinjor Avgustinit, kisha katolike e Ferizajt u bë streha më e sigurt për nevojtarët, por njëkohësisht u shndërrua edhe në qendër kulturore, duke zëvendësuar institucionet e kësaj natyre, që ishin uzurpuar me dhunë”, ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se ajo kisha ishte shndërrua në vendtakim për intelektualët e veprimtarët, të cilët po përpiqeshin të organizonin rezistencën e padhunshme, për t’i treguar okupatorit se populli shqiptar, e kishte zgjedhur rrugën për të jetuar më vete dhe i pavarur nga Serbia.

“Dhjetëra e dhjetëra tubime, shfaqje, manifestime kulturore, promovime librash, kurse dhe ligjërata janë mbajtur ato vite në kishën katolike të Ferizajt. Monsinjor Avgustini dhe bashkëpunëtorët e tij, i kishin hapur dyert me gjithë zemër. Ai thoshte se historia ia kishte caktuar fatin që kisha të ishte shtëpi e popullit jo vetëm për besimtarët katolikë, por për për të gjithë ata që kishin nevojë për mikpritjen e saj në ato kohë të rënda. Kurrë ndonjëherë populli shqiptar i Kosovës nuk ka qenë më i bashkuar dhe më solidar se ato vite. Statusi shoqëror, përkatësia politike, as përkatësia fetare, nuk i bënin përshtypje askujt. Në këtë frymë vëllazërie të paparë, kontributi i shquar i monsinjor Lucian Avgustinit dhe bashkëpunëtorëve të tij, zë vend të nderuar. Ndaj, ferizajsit i detyrojnë mirënjohje të përjetshme qëndrimit, angazhimit dhe veprimtarisë të tij thellësisht njerëzore dhe atdhetare. Shumica e ferizajasve, më shumë se si një prift katolik, monsinjor Avgustinin do ta kujtojnë si një njeri të madh, që veproi drejt dhe njerëzisht në kulmin e shtypjes e të mizorive që po u bëheshin në vitet ‘90. Ai do të kujtohet gjithmonë si pishtar i humanizmit dhe i mirësisë”, ka thënë kryetari Svarqa.

Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe kryetari i Bashkisë së Vau Dejës, Zef Hila, me crast ka folur edhe për kontributin e monsinjor Lucian Avgustinit.

Po ashtu në qytetin e Vau Dejës nga sot shkolla e mesme e bashkuar do të mbaj emrin e “Monsinjor Luciano Avgustini”.

Gjatë kësaj ceremonie, kryetarja e qarkut të Shkodrës Greta Berdeli, i dorëzoi familjarëve titullin “Nderi i Qarkut të Shkodrës”, pas vdekjës së ipeshkëvit Luciano Avgustini.

Të pranishmit në emër të familjes Avgustini i ka përshëndetur Lekë Agustini vëllau i të ndjerit.

Monsinjor Lucian Avgustinin, ka qenë ipeshk i Dioqezës së Sapës. Ai ishte i lindur në qytetin e Ferizaj në vitin 1963. Monjsiro Lucanio Avgustini, pas seminarit të vogël të Suboticës dhe atij të madh në Zagreb më 15 gusht 1989 u shugurua meshtar për dioqezën Shkup-Prizren. Filloi shërbimin në këtë dioqezë si sekretar i ipeshkvit-ndihmës, shkëlqesisë së tij Imzot Nikë Prelës.
Që nga viti 1992 kreu njëkohësisht shërbimin e famullitarit të famullisë në kishën “Ëngjulli i Rojës” në Ferizaj dhe ishte përgjegjës edhe i Karitas Kosovës. Në vitin 1994 u transferua si meshtar fidei donum në kryedioqezën metropolitane të Shkodrës, ndërsa pas inkuadrimit në këtë dioqezë, më 1996 u emërua famullitar i Katedrales, ndërsa në vitin 1998, Vikar i Përgjithshëm, duke dhënë njëkohësisht mësimin e Shkrimit Shenjt pranë Institutit Katekistik Kombëtar.

14938254_1316209465080540_8831577182092880915_n 14962635_1316208505080636_8953299516331890371_n 14947960_1316208521747301_4604916555501126108_n  14955890_1316209505080536_8439291453525522292_n
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img