20,04,2024

MKRS njofton se nuk ka buxhet për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit te Ferizajt

Must Read

MKRS konfirmon përfundimisht mosekzekutimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Ferizajt për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit

Paraditen e sotme, ekzekutivi komunal ka pranuar një e-mail nga MRKS, gjegjësisht Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe Sekretari Përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi përmes së cilës konfirmohet mosekzekutimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Ferizajt për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit.

Në këtë letër njoftim dërguar Komunës së Ferizajt, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shprehet:
“Ashtu siç ju kemi njoftuar nëpërmjet e-mailit zyrtar të bashkëngjitur të datës 21.09.2017 lidhur me anulimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Ferizajt për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Ferizaj me numër protokolli 1629/2017 të datës 27/04/2017, ju ri-njoftojmë prapë që Memorandumi nuk mund të ekzekutohet për të vetmen arsye pasi që nuk është buxheti në dispozicion. Për më shumë memorandumi i nënshkruar nuk precizon kodin e projektit në bazë të së cilit do të bëheshin edhe planifikimet buxhetore nëpër vite siç janë përshkruar në nenin 3.1. të nënshkruar” përfundon njoftimi.

Ky njoftim nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konfirmon edhe njëherë deklarimin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në njërën nga seancat e Kuvendit të Komunës se memorandumi i bashkëpunimit mes MKRS-së dhe Komunës së Ferizajt për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit nuk ka buxhet për t’u realizuar, është një mashtrim i ish-kryetarit Svarqa dhe se si të tillë edhe e konfirmon kjo letër nga ministri Gashi.

Qeverisja komunale e udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu është e vendosur në transparencë dhe llogaridhënie për qytetarët ferizajas, bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdohet në projekte të tjera në dobi të krijimit të infrastrukturës më të mirë kulturore, rinore e sportive për qytetarët e Komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img