25,04,2024

Mjekët paralajmërojnë prindërit: Fëmijët po flenë shumë pak, tregoni kujdes me pajisjet elektronike

Must Read

Sipas një studimi të kohëve të fundit, botuar në “Acta Paediatrica”, përdorimi i mediave sociale, mund të reduktojë orët e gjumit te të rinjtë.
“Ndikimi që mund të ketë media sociale në modelet e gjumit është një temë me shumë interes, duke pasur parasysh efektet negative të mungesës së gjumit, në shëndetin e njeriut”, thotë Jean-Philippe Chaput (Spitali i Fëmijëve, Instituti i Kërkimeve, Kanada), i cili udhëhoqi grupin e studimit. Kërkuesit kanë shqyrtuar lidhjen mes mediave sociale dhe kohëzgjatjes së gjumit te 5,242 kanadezë 11-20 vjeç, duke përdorur të dhënat e studimit Përdorimi i Drogave dhe Shëndeti i Studentëve, viti 2015 (Ontario), një studim i popullatës shkollore që është kryer në nivel provincial çdo dy vjet, që nga viti 1977.
Kohëzgjatja e gjumit të të anketuarve u krahasua me intervalet e rekomanduara: 9-11 orë për fëmijët e moshës 11-13 vjeç, 8-10 orë për ata të moshës 14-17 vjeç dhe 7-9 orë në natë për ata të moshës 18 vjeç e lart. Në përgjithësi, 36.4% e nxënësve kanë arritur ose tejkaluar kohëzgjatjen e rekomanduar të gjumit dhe 63.6% kanë fjetur më pak se normat e rekomanduara. 73.4% e nxënësve kanë raportuar se kanë përdorur mediat sociale për të paktën një orë në ditë.
Pas përshtatjes së rezultateve të marra, studiuesit dolën në përfundimin se, përdorimi i mediave sociale ishte i lidhur me reduktimin e gjumit, në një marrëdhënie shkak-pasojë. Mundësitë varionin nga 1.82 kur mediat sociale ishin përdorur të paktën një orë në ditë, në 2.98, për një përdorim të paktën pesë orë në ditë. Autorët theksojnë se pajisjet elektronike janë shumë të pranishme në shoqërinë e sotme, por vetëm tani po fillojmë t’i kuptojmë rreziqet dhe përfitimet e tyre. Mediat sociale gjithashtu janë rritur me shpejtësi dhe fëmijët dhe adoleshentët kanë më shumë gjasa t’i përdorin ato dhe të zhvillojnë zakone të këqija, që do t’i marrin me vete edhe në moshë të rritur.
“Studime të mëparshme kishin zbuluar gjithashtu se mosplotësimi i orëve të gjumit dëmton performancën në shkollë, kështu që rezultatet e studimit janë të një rëndësie të madhe jo vetëm nga këndvështrimi shëndetësor”, përfundojnë autorët. doktor33.al

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img