23,04,2024

Mirënjohje mësimdhënësit korçar të gjimnazit ferizajas

Must Read

Befasia ndodhi sot në Korçë: pas gjashtëdhjetë vitesh u mësua se në këtë qytet jeton një mësues veteran që për dhjetë vite i shërbeu shkollës shqipe në Kosovë, e së fundi (para gjashtë dekadash) ishte mësimdhënës i Gjimnazit Shtetëror Shqiptar në Ferizaj. Ky është mësuesi 92 vjeçar SELAMI KREKA, që jeton në Korçë bashkë me familjen e tij dhe që është mjaft vital e që paraqet një monument unik arsimor në vete.

14601014_1212019625507141_3800249698098538856_n

Mësimdhënësi korçar Selami Kreka u emocionua shumë nga ky kujdes i Komunës së Ferizajt. I mbajtur shumë mirë, edhe pse në moshën 92 – vjeçare, z. Kreka tha se e kujtonte me shumë dashuri punën e tij në Ferizaj dhe në Kosovë.

Sot nga Ferizaj një delegacion në krye me kryetarin e komunës, Muharrem Sfarqa gjendet në vizitë tek mësuesi Selami në Korçë, ku edhe u prit përzemërsisht nga familja dhe nxënësja e tij Vjollca Muka. Në këtë mbrëmje përplot mallëngjime, mësuesi Selami solli ca evokime interesante për punën e tij në shkollat e Kosovës dhe në gjimnazin e Ferizajt, i cili sapo kremtoj 70 vjetorin e themelimit. Ndërkaq kryetari Sfarqa e nderoi atë me një mirënjohje të veçantë. Në grupin e Ferizajt janë edhe veteranët e arsimit Ibrahim Hyseni dhe Ramadan Ramadani.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i dhuroi sot mirënjohje mësimdhënësit korçar të gjimnazit të parë shqiptar te Ferizajt, Selami Kreka, i cili kishte punuar në këtë gjimnaz në vitin shkollor 1949-1950.

Kryetari Svarqa i shprehu falënderim z. Kreka për kontributin e çmueshëm dhënë vënies së themeleve të arsimit të mesëm shqip në Ferizaj, në një kohë kur shumica e popullatës shqiptare të kësaj ane nuk dinin shkrim e lexim. Arsimtarit korçar iu dhuruan edhe disa libra për zhvillimin Ferizajt dhe të të arsimit në këtë komunë pas Luftës së Dytë Botërore, e sidomos gjatë viteve të okupimit serb, të autorëve Ibrahim Hyseni e Ramadan Ramadani.

14591718_1212019845507119_4253704753213373609_n
Mësimdhënësi korçar Selami Kreka u emocionua shumë nga ky kujdes i Komunës së Ferizajt. I mbajtur shumë mirë, edhe pse në moshën 92 – vjeçare, z. Kreka tha se e kujtonte me shumë dashuri punën e tij në Ferizaj dhe në Kosovë. Kujtimet e asaj kohe më vijnë në mendje më shpesh se mund ta merrni me mend, tha ai.
Kreu i Ferizajt e ftoi z. Kreka që ta vizitojë Ferizajn dhe të njihet më për së afërmi me ndryshimet në këtë qytet që nga koha kur ai punonte në edukimin e brezit të parë të shkollarëve që ndiqnin shkollat e mesme.

14590478_1212019705507133_1763335507363624899_n 14572360_1212020105507093_2125453035925669835_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img