24,04,2024

Miratohet rishikimi i buxhetit për vitin 2017

Must Read

Kuvendi i komunës së Ferizajt në një mbledhje urgjente të mbajtur sot ka miratuar rishikimin e buxhetit për pjesën e mbetur të vitit 2017.
Mbledhjen e Kuvendit e hapi kryesuesi Faruk Guri i cili shpjegoi se janë dhënë udhëzimet nga Ministria e Financave për të përfunduar procedurat e këtij rishikimi në afatet e caktuara prandaj është ftuar kjo mbledhje e Kuvendit.
Ndërkaq drejtoresha për Buxhet e Financa Lirie Syla shpjegoi se rishikimi lejon transferet dhe rregullimet e brendshme, ndërsa në këtë mënyrë po plotësohen nevojat që janë paraqitur në këtë fushë.
Nga ana e anëtarëve të Kuvendit u paraqitën disa vërejtje dhe mospajtime sa i përket heqjes së mjeteve nëpër disa projekte.
Mirëpo drejtorët e ekzekutivit ferizajas dhanë sqarimet e duhura se mjetet që do të ridestinohen nuk kanë mundur të përdoren tek projektet e parashikuara më parë ndërsa do të përdoren nëpër projekte të tjera të dobishme për qytetarët.
“Me përgjegjësi të plotë mund t’u them se ky rishikim nuk është rishikim luksi, por kemi qenë të shtrënguar të bëjmë këto rregullime buxhetore pasi që është viti i parë që të gjitha këto kategori ekonomike ndahen në kode të veçanta. Edhe shpenzimet e reprezentacionit parashihen me ligj prandaj në tërësi i kemi përfillur hapat ligjor” shpjegoi drejtoresha Syla.
Në fund të kësaj mbledhjeje urgjente për rishikimin e buxhetit kuvendarët ferizajas votuan këtë rishikim për vitin 2017 me 25 vota pro dhe 9 vota kundër ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img