25,04,2024

MAShTI reagon për protestën e nesërme: Është cenim i të drejtës së fëmijëve, orët do të kompensohen

Must Read

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me një postim në rrjetin social Facebook, thanë se humbja e procesit mësimorë shkakton cenim të të drejtave themelore të fëmijëve për arsimim, krejt kjo erdhi si rezultat se Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës njoftoi se nesër nuk do të mbahët mësim, dhe krahas kësaj do të ketë protesta, njëherit akuzuan këto të fundit se janë të instrumentalizuara.

Në njoftimin e tyre thuhet se mos mbajtja e mësimit përbën shkelje të të drejtave të fëmijëve.

“Humbja e mësimit është cënim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim”, thuhet aty.

Nga kjo ministri më tutje njoftuan se grevat dhe protestat nuk duhej të bëheshin në këtë kohë.

“Prandaj, diskutimet për greva dhe protesta të mësimdhënësve nuk do të duhej të bëheshin në këtë kohë, kur është edhe fundi i vitit shkollor dhe për më tepër për faktin se në këtë periudhë po punohet me kujdes të shtuar që të kemi një Ligj sa më të mirë të pagave për rreth 80 mijë punëtorët e sektorit publik, që është edhe kërkesë e SBAShK-ut”, shkruhet aty.

Njoftimi i plotë:

Humbja e mësimit është cënim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka vëmendjen dhe fokusin e plotë në avancimin e politikave në arsim, si dhe vëmendje të shtuar te puna e mësimdhënësve.

Ndër të tjera, Qeveria e Kosovës tashmë ka ndarë buxhetin për normat e mbi 2 mijë mësimdhënësve që konsiderohen tepricë, për shkak të zvogëlimit të numrit të nxënësve, janë punësuar 100 aistentë për fëmijët me nevoja të veçanta dhe është ndarë buxheti edhe për 300 të tjerë për vitin e ardhshëm, ndërsa është adresuar edhe një shqetësim i vjetër, duke u ndarë kështu buxheti prej 1 milion eurosh për mësimdhënësit me sëmundje të rënda. Janë dhe një varg politikash tjera që synojnë përmirësimin e kushteve të punës, por edhe të performancës së mësimdhënësve.

Prandaj, diskutimet për greva dhe protesta të mësimdhënësve nuk do të duhej të bëheshin në këtë kohë, kur është edhe fundi i vitit shkollor dhe për më tepër për faktin se në këtë periudhë po punohet me kujdes të shtuar që të kemi një Ligj sa më të mirë të pagave për rreth 80 mijë punëtorët e sektorit publik, që është edhe kërkesë e SBAShK-ut.

Pretendimet e krerëve të SBAShK-ut për arsyet e mosmbajtjes së mësimit dhe  mbajtjes së grevës nuk përkojnë as me gjendjen në arsimin parauniversitar, as me nevojat për ta përmirësuar atë. Ato thjesht janë instrumentalizim i një të drejte sublime siç janë e drejta e grevës dhe protestës për punëtorët.

Humbja e mësimit është cënim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim dhe si e tillë është e papranueshme për MAShTI-n. Pandemia ka shkaktuar humbje të mëdha përgjatë dy viteve të fundit në arsim dhe ka ndikuar edhe në rezultatet e të nxënit, të cilat duhet të bëjmë përpjekje maksimale që t’i përmirësojmë.

MAShTI do të sigurohet që të kompenzohet çdo orë e humbur e mësimit për fëmijët tanë, të cilët tashmë kanë humbur shumë gjatë kohës sfiduese të pandemisë.

Ju bëjmë thirrje mësimdhënësve të mos humbin asnjë orë mësimore dhe me përgjegjësi të kryejnë detyrën e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img