18,04,2024

Ministri Mustafa vizitoi pikën e kalimit kufitar në Vërmicë

Must Read

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa së bashku më drejtorin e Policisë Kufitare, z. Shaban Guda, kanë vizituar Pikën e Përbashkët të Kalimit kufitar me Republikën e Shqipërisë, në Vërmicë-Morinë, për të parë nga afër zbatimin e marrëveshjes për ndërtimin e pikave të përbashkëta dhe kontrollin e përbashkët kufitar.

Me këtë rast, ministri Mustafa shprehi përkushtimin e MPB-së për lehtësimin e kalimit kufitar përmes kësaj Pike të Përbashkët Kufitare, duke kërkuar që të zbatohen standardet e kontrollit kufitar.

“Pika e Përbashkët e Kalimit Kufitar Vërmicë-Morinë është pika më e frekuentuar kufitare sepse paraqet lëvizjen kufitare në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo pikë veçanërisht është e ngarkuar gjatë sezonit veror dhe për këtë arsye jemi këtu që mbështesim kalimin e lehtësuar përmes kësaj pike”, tha ministri Mustafa.

Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, prej muajit janarit të këtij viti kanë funksionalizuar me financim të Bashkimit Evropian, Pikën e Përbashkët të Kalimit Kufitar Vërmicë -Morinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img