25,04,2024

Ministri Lluka flet për skandalin e Loredanës: E dëmtoi keq imazhin e Kosovës

Must Read

Skandali i reperes kosovare me nënshtetësi zvicerane, Loredana Zefi, ka shkaktuar probleme edhe në Qeverinë e Kosovës, dhe për këtë gjë ka folur ministri i Ekonomisë Valdrin Lluka.

Ai në një prononcim të tij të dhënë së fundi për nau.ch, ka deklaruar se veprimet e Loredana Zefit, dëmtuan imazhin e Kosovës.

Në margjinat e themelimit të Odës Ekonomike Zvicerano-Kosovare, ministri i Ekonomisë, Valdrin Lluka, komenton këtë çështje për herë të parë.

“Sigurisht që e kam parë atë ngjarje”, është shprehur ai.

Lluka ka thënë se nuk e njeh Loredanën personalisht, por incidentet e kanë prekur atë.

”Në Kosovë jemi shumë të shqetësuar për të mbrojtur imazhin tonë. Kjo ndodh veçanërisht për shtetet që janë miqësore me Kosovën”.

“Zvicra historikisht gjithmonë na ka mirëpritur”, ka thënë ai.

Por në vend që të flasë për rastin e Loredana Zefit, ai preferon të flasë për shembuj pozitiv siç janë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, lojtarët kosovarë në përfaqësuesen e Zvicrës, e njohur si Nati.

”Pikërisht për këto raporte duam t’i tregojmë Zvicrës se jemi njerëz të mirë”.

”Më shumë se gjysma e përfaqësueses zvicerane vijnë nga Kosova”, ka pohuar me krenari ministri Valdrin Lluka kur është pyetur për rastin e reperes Loredana Zefi.

Sipas tij, këta sportistë, do të tregonin fytyrën e vërtetë të Kosovës në raport me shtetet e saj mike, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img