25,04,2024

Ministri Bedri Hamza priti në takim të ngarkuarin me punën e ambasadorit të Suedisë për Kosovë Anders Wollter

Must Read

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punën e ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë për Kosovën Anders Wollter, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e financave dhe regjistrimit të pronave.

Me këtë rast, Ministri Hamza e falënderoi z.Anders Wollter për ndihmën dhe  kontributin e tij dhe të shtetit Suedez që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për institucionet e Kosovës, për projekte që finacohen nga shteti suedez, në veçanti për projetin ”Protax2” që është në kuadër të Departamentit të Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave, si dhe e njoftoi ate edhe me procesin e përfundimit të miratimit të Ligjit të ri të tatimit në pronë nga Kuvendi i Kosovës si dhe për fillimin e përgatitjeve të udhëzimeve administrative që derivojnë nga Ligji për fjalë.

Ndërsa, i ngarkuari me punën e ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë për Kosovën Anders Wollter, e falënderoi Ministrin Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën. Ai gjithashtu e njoftoi ministrin se shteti Suedez ka marrë vendim  për nënshkrimin e Marrrëveshjes që përmes SIDA-s dhe Agjencionit të Taksave të Suedisë të vazhdojë projektin për Kosovën ” Protax2” deri në vitin 2020, e cila Marrëveshje pritet të nënshkruhet së shpejti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img