25,04,2024

Mërgimtarët kërkojnë përkrahjen e Xhakës nga udhëheqësit shqiptarë

Must Read

Ne si mërgimtarë e fansa të flaktë të vëllezërve Xhaka për shkak të mllefosjes së medieve serbe ndaj tyre apelojmë tek qeveritë tona , tek subjektet tona politike,që të bëjnë për ta më të mirën: ti mbrojnë pra nga agresiviteti serb që shpërtheu sërish edhe mbrëmë në telegrafin serb: telegraf.sr
Pra apelojmë duke filluar nga Edi Rama,Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Kombëtaret tona, Federata e sportit,.. e gjithë fansat , që ti mbrojmë nga sulmet serbe duke e ngritur zërin për legjendat tona,të cilët nuk u kursyen kurrë për këtë popull, dhe jo vetëm se e mbajnë futbollin tanë por edhe po na përfaqësojnë denjësisht kudo që janë.
Telegrafi serb shkruan me shumë pezëm e pelin si reagim ndaj yllit të futbollit tonë Granit Xhaka pas intervistave të tij dhënë në gazetën angleze “The Guardian”
Ata shkruajnë për atdhetarin e familjes Xhaka, për heroizmin e paparë të Taulantit në mbrojtjen e flamurit në Beograd …”Taulant Xhaka ishte më trimi këtu në mbrojtje të flamurit kuq e zi” shkruan i mllefosur- telegrafi serb.
Tani hapja e Granitit para medieve botërore në mbrojtje të vendit të vet, serbët si shumë po i vret.
“Vaj halli për ne nëse para medieve angleze ai kështu flet mirë për shqiptarët …” shprehet një nga komentuesit.
Nuk është vetëm shkrimi, por armiqësinë më të madhe po e dhezë nëpër komente drejtimi i fjalëve kah krimi … në disa komente kërkohet madje: të burgosen vëllezërit Xhaka.
Mendoj se të jesh prind e ti lexosh të gjitha këto, nuk është fare e lehtë. Këta djem pra Taulanti e Graniti na kan falur emocione e na e kanë zbardhur fytyrën ka shumë vite e vite me radhë. Jo vetëm kaq por edhe me humanizmin e tyre kanë mbështetur atdheun pa ndalë, tani ka ardhur pra koha : ti mbrojmë e ti nderojmë Xhakat, me vepra e me fjalë.
Ju përshëndesim të shqetësuar e me respekt
Një grup mërgimtarësh
nga Gjermania, Zvicra, Franca

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img