25,04,2024

Menaxhmenti i RTK-së: Deri tash sulmi më i rëndë ndaj lirisë së fjalës

Must Read

Menaxhmenti i Radio Televizionit të Kosovës dënon ashpër sulmin me granatë dore, që ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00, në oborrin e RTK-së.

Sulmi i mbrëmshëm është sulmi më i rëndë deri më tash ndaj lirisë së medias dhe fjalës së lirë në Republikën e Kosovës, me qëllim të frikësimit të gazetarëve dhe redaktorëve të RTK, për të raportuar në mënyrë të paanshme dhe profesionale.

Menaxhmenti i RTK-së fton subjektet politike, sidomos Lëvizjen Vetëvendosje, që të ndalen gjuha e urrejtjes, kërcënimet, ofendimet dhe shantazhimet kundër Transmetuesit Publik.

Gjuha e përdorur kundër Transmetuesit Publik tregon që në shoqërinë tonë ende ka grupe e forca politike, të cilat qëllimet e veta tentojnë t’i realizojnë me dhunë, duke shtypur fjalën e lirë dhe duke mbytur lirinë e mediave.

Menaxhmenti i RTK-së konsideron se sulmi i mbrëmshëm kishte për qëllim frikësimin dhe disiplinimin politik të RTK-së. Por, kjo nuk do të ndodhë. RTK do të vazhdojë që, duke përmbushur misionin ligjor, të raportojë për të gjitha zhvillimet relevante, duke përfshirë të gjitha palët dhe akterët relevantë, pa u përfshirë asnjëherë në agjenda politike dhe elektorale. E sigurojmë audiencën tonë se ky sulm nuk do të ketë asnjë ndikim në punën tonë profesionale.

Menaxhmenti i RTK-së kërkon nga organet e rendit që të zbardhin sa më shpejt që është e mundur këtë rast dhe autorët e këtij akti terrorist të dalin para drejtësisë.

Ndërsa nga institucionet e vendit kërkojmë që të jenë më të përgjegjshëm dhe që sa më shpejt që është e mundur të zgjidhin çështjen e pronës së RTK-së dhe të sigurojnë ambient më të sigurt për punë të punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img