20,04,2024

Mediat maqedonase sulmojnë ashpër gazetarin shqiptar

Must Read

Ai është sulmuar ashpër për shkak të dokumentarit të transmetuar në Top Channel ”Shkupi, një histori Ilire”, ashtu siç ndodhi edhe me dokumentarin tjetër për qytetin e lashtë ilir të Ohrit.

Është vetë gazetari Mema që përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur sulmet kundër tij në gazetën më të madhe ditore maqedonase “Dnevnik”, për shkak të dokumentarit për Shkupin, shkruan Telegrafi.

Gazetari Mema thotë se gazeta maqedonase e quan provokator dhe e sulmon pa fakte.

Ai thotë se sipas gazetës “Dnevnik” , “historianë antikë, shkrimtarë, studiues, gjuhëtarë, arkeologë , te antikitetit, mesjetes e deri ne ditët e sotme janë provokatorë e manipulatorë, ndërsa ‘Dnevnik’ me nacionalizmin ekstrem dhe pa fakte qenka në rruge të drejtë …”

Më poshtë lexojeni të plotë postimin e gazetarit Mema:

Per te dyten here siç ndodhi edhe pas emisionit per Ohrin, gazeta me e madhe ne Maqedoni, Dnevnik me sulmon serisht edhe per dokumentarin e Shkupit. Me cilesojne provokator dhe emisionin jo te mbeshtetur ne fakte. Kjo eshte vertete qesharake dhe e dini pse ?

Sepse nese une jam provokator dhe pa fakte atehere te tille jane edhe Plini , Herodoti, Kurt Rufi, Pausania, Livi , Prokopi i Cezarese, Herakli , Marceliusi , Straboni , Taciti, Diodori, Aristoteli etj. Provokatore duhet te jene edhe vete arkeologet sllave qe ne ekspediten e vitit 1953 kalane e Shkupit e cilesuan Ilire e po te njejtin rezultat dhane edhe ne gerrmimet e vitit 1966, te publikuara ne buletinin shkencor perkates. Provaktore dhe te pambeshtetur ne fakte sipas teorise Dnevnik duhet te jene edhe koleget e gazetes Maqedonia e re te vitit 67, apo mediat e tjera sllave qe e kane cilesuar Shkupin Ilir qe ne vitet 20. E po ashtu provokatore dhe te pambeshtetur ne fakte duhet te jene edhe studiuesi Aleks Buda, ai kroat Stefan Antoljak, Zef Mirdita, gjuhetari kroat Petar Skok, arkeologu Qiro Truhellka e shume te tjere. Por provokatore jane edhe ata qe hartuan rregjistrat Osmane, Italiane etj e qe flasin per shumicen derrmuese shqiptare ne te gjithe historine.

Pra te gjithe , historiane antike, shkrimtare, studiues, gjuhetare, arkeologe , te antikitetit, mesjetes e deri ne ditet e sotme janë provokatore e manipulatore, ndersa Dnevnik me nacionalizmin ekstrem dhe pa fakte qenka ne rruge te drejte … Vertete qesharake . Aq qesharake sa pergjigja ime e vetme eshte nje buzeqeshje e madhe . Shume e madhe.

The post Mediat maqedonase sulmojnë ashpër gazetarin shqiptar appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img