29,03,2024

Mediat amerikane: 10 fakte që nuk i dini për Kosovën

Must Read

Në prag të përvjetorit të dhjetë të Pavarësisë, Gazeta amerikane US NEWS, ka shkuar një artikull për Kosovën ku ka renditur faktet kryesore që duhet t’i dini për shtetin më të ri të Europës Juglindore.

1.Kosova është shteti i dytë më i ri në botë, duke shpallur pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008. Pas Kosovës pavarësinë e ka shpallur vetëm Sudani i Jugut.

2.Serbia dhe pesë vende të Bashkimit Europian si Greqia, Spanja, Sllovakia, Qiproja dhe Rumania – duke përfshirë edhe Rusinë dhe Kinën nuk e kanë njohur Pavarësinë e saj, derisa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi më 2010 që Kosova është shtet sovran.

3.Kosova nuk ka dalje në det dhe është shteti më i vogël në Ballkan. Rreth 40 përqind e tokës së saj është e mbuluar me pyje dhe pak më shumë se gjysma tjetër është tokë bujqësore, shkruan gazeta amerikane US NEWS, transmeton Klan Kosova.

4.Në Kosovë më shumë se 40 përqind e popullsisë është nën moshën 25 vjeçe – që i bie të jetë vendi me popullsinë më të re në Europë.

5.Shteti më i ri i Europës është më varfëri në këtë kontinent pas Moldavisë.

6.Shumica e popullsisë së Kosovës i përkasin fesë myslimane, ndërsa gjuha shqipe dhe ajo serbe janë gjuhët zyrtare.

7.Perandoria Otomane e pushtoi Kosovën nga mesi i shekullit XV deri në fillim të shekullit XX, kohë gjatë së cilës islami u rritë dhe numri i folësve shqiptarë u shtua – duke çuar kështu në tensione mes shumicës së re etnike myslimane dhe pakicës ortodokse serbe, shkruan gazeta amerikane US NEWS, transmeton Klan Kosova.

8.Para viteve të 90-ta dhe tutje shqiptarët kundërshtuan serbët dhe qeverinë e Jugosllavisë – qindra civilë shqiptarë u vranë dhe mijëra të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

9.Statuja e ish-presidentit amerikan Bill Klinton qëndron në Prishtinë në sheshin që mban edhe emrin e tij. Clinton ndihmoi në përfundimin e luftës në fund të viteve 1999. Në Prishtinë një rrugë mban edhe emrin e ish-Presidenti Xhorxh W. Bush, i cili njohu pavarësinë e Kosovës në 2008.

10.Në kryeqytet është edhe katedralja katolike e cila mban emrin e Nënë Terezës, e cila i dha shumë botës në humanizëm, shkruan gazeta amerikane US NEWS, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt diskuton për raportin e punës për vitin 2023

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizaj e kryesuar nga kryesuesi Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img