20,04,2024

Më shumë se 50% e fëmijëve të sotëm, do të jenë obezë në moshën 35-vjeçare

Must Read

Më shumë se 50% e fëmijëve të sotëm, do të jenë obezë në moshën 35-vjeçare dhe, në një masë të madhe, kjo tendencë do të mund të parashikohet gjatë fëmijërisë.

“Ndonëse epidemia aktuale e obezitetit është dokumentuar tashmë te fëmijët dhe të rriturit, dihet ende shumë pak në lidhje me rrezikun afatgjatë që ka një fëmijë, për të qenë obez edhe në moshë të rritur”, konfirmon autori kryesor i studimit, Zachary Ward (Shkolla e Shëndetit Publik, Boston). Ai, së bashku me kolegët, ka zhvilluar një model stimulimi, me qëllim final, vlerësimin e rrezikut të obezitetit në moshë të rritur (35-vjeçare) mes fëmijëve në SHBA. Përmasat e gjatësisë dhe të peshës, të analizuara nga kërkuesit, janë shkëputur nga 5 studime gjatësore, përfaqësuese në nivel kombëtar me 176.720 vëzhgime relative të 41.567 fëmijëve dhe të rriturve.
“Duke u nisur nga këto të dhëna, kemi krijuar 1000 popullsi virtuale me 1 milion fëmijë (deri në 19 vjeç), që përfaqësonin popullsinë e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, duke projektuar trajektoret e tyre, në kuptim të gjatësisë dhe të peshës, derisa të arrinin moshën 35-vjeçare”, shkruan autori, duke saktësuar se obeziteti, është përcaktuar i rëndë nëse indeksi i masës trupore (IMT) është i barabartë apo më i madh se 35 te të rriturit.
Gjatë analizës, duke parë nivelin aktual të obezitetit fëmijëror, kërkuesit kanë zbuluar se 57.3 % e fëmijëve të sotëm do të jenë obezë në moshën 35-vjeçare dhe se ne, përgjithësisht, do të jemi në gjendje ta zbulojmë këtë tendencë, që në fëmijëri.
“Rreziku relativ i obezitetit te të rriturit shtohet me moshën dhe me indeksin e masës trupore, duke shkuar nga 1,17 te fëmijët e moshës 2-vjeçare në mbipeshë, deri në 3.10, për 19-vjeçarët me obezitet të rëndë”, thotë Ward-i. Por jo vetëm kaq: mundësia që fëmijët me obezitet të rëndë të mos jenë më obezë në moshën 35 vjeçare ka rënë nga 21% në moshën 2-vjeçare, në 6,1% në moshën 19-vjeçare.
“Në bazë të simulimeve tona, obeziteti i fëmijërisë dhe mbipesha do të jenë edhe në të ardhmen një problem i madh i shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara”, përfundojnë autorët. doktor33.al

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img