28,03,2024

Me Malin e Zi, demarkacioni po zgjatet,si do të zgjidhet me Serbin?

Must Read

Mr.Sc.Refik HASANI
24.02.2018 Republika e Kosovës, ende nuk e ka zgjidhur definimin e kufirit shtetëror me Malin e Zi, për këto gati tri legjislatura të Parlamentit të Kosovës duke ndërruar deri më tani dy Komisione. Kjo stërzgjatje e definimin të këtij kufiri nuk është në favorin ton,pastaj kjo qasje dhe stërzgjatje do t’na kushton.
Me Malin e Zi, nuk është dashur kjo që është duke u zhvilluar në Parlamentin e Kosovës, në media dhe në përgjithësi dhe në diskursin politik të neve shqiptarëve. Kosova ishte pjesë e RSFJ-ës dhe raporti i neve me Malaziasit historikisht nuk krahasohet fare me Serbinë.Nuk kemi pasur nevojë të harxhojmë gjithë këtë energji për caktimin e kufirit me Malin e Zi.
Kaher është dashur të zgjidhet nga instancat tona apo t’ju drejtohemi institucioneve ndërkombëtare për zgjidhje.

Kur jemi dëshmitar të kohës për këtë vonesë, përqendrimin do të duhej fokusuar në pregaditjen për definimin e kufirit me Serbinë

Dihet mirëfilli se ne shqiptarët jemi në një luftë të pa shpallur e që po zgjatë për me tepër se një shekull me Serbët, dhe Serbët na kanë përvetësuar me dhunë qindra e mijëra kilometra katror të territoreve tona dhe ishin po ata që na mbajtën të pushtuar me shumë se gjysmën e popullit ton për dekada.
Prandaj definimi i kufirit të Kosovës me Serbinë do të jetë shumë më i vështirë dhe më kompleks për shkak të shumë rrethanave historike që dihen. Nuk kemi dhe nuk mundë të mohojmë që definimi i kufirit shtetëror dhe të njëjtën kohë është edhe kufij ndërkombëtarisht i njohur Kosovë-Serbi,e ka kuptimin e plotë që janë edhe kufijtë shqiptaro-serbe.
Në caktimin e kufirit shtetëror të Kosovës me Serbinë nuk mundë askush të harron që Medvegja, Bujanoci dhe Presheva është një krahinë shqiptare dhe si do të ndërtohet qasja ndaj saj dhe nuk do të mund t’i mohohet e drejta edhe Tiranës zyrtare që të kontribuoj në këtë drejtim.
Kur me Malin e Zi, demarkacioni po zgjatet,si do të zgjidhet me Serbin?, a thua sa do të zgjatë. Sa legjislatura do të duhej të debatojnë,a do të ketë nevojë të kyçen edhe faktori ndërkombëtarë në zgjidhjen e kufirit në mesë të Kosovës dhe Serbisë lexo kufirit shqiptaro-serbe.Të gjithë këto është koha që do të jap përgjigjen e duhur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img